Mars 19, 2023 15:36 Europe/Tirane
  • Shamkhani: Zbatimi i marrëveshjes së sigurisë mes Iranit dhe Irakut, shpejton zgjerimin e marrëdhënieve

Sekretari i Këshillit të Lartë për Siguri Kombëtare të Iranit deklaroi: "Me zbatimin e plotë të marrëveshjes së sigurisë mes Iranit dhe Irakut, do të përshpejtohet procesi i zgjerimit të gjithanshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve".

Ali Shamkhani, sekretari i Këshillit të Lartë për Siguri Kombëtare të Iranit, sot në mëngjes ka shkuar në Bagdad dhe në aeroportin e këtij vendi është takuar me Kasem Al-A'raxhi, këshilltarin për siguri kombëtare të Irakut.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Ali Shamkhani në këtë takim vuri në dukje përpjekjet e përbashkëta të të dy vendeve për rregullimin dhe finalizimin e marrëveshjes së sigurisë së plotë dhe tha: "Me zbatimin e kësaj marrëveshje, përveç reduktimit të kërcënimeve terroriste dhe parandalimit të krijimit të pasigurive në zonat kufitare, do të krijohen edhe rrethanat e përshtatshme për zgjerimin e gjithanshëm të marrëdhënieve mes të dy vendeve në dimensione politike, ekonomike dhe të sigurisë".

Sekretari i Këshillit të Lartë për Siguri Kombëtare të Iranit deklaroi: "Politika dhe veprimet e Amerikës që krijojnë vetëm kriza, janë burimi kryesor i pasigurisë në rajon dhe në Irak. Veprimet djallëzore të Amerikës po vazhdojnë akoma dhe vazhdimi i kësaj politike e cila prish sigurinë dhe stabilitetin e rajonit, është i papranueshëm dhe i padurueshëm".

Ali Shamkhani duke vlerësuar rolin efikas dhe ndihmën e qeverisë së Irakut për arritjen e marrëveshjes mes Iranit dhe Arabisë Saudite, tha: "Në siguri që vendet e rajonit kanë mundësi që nën hijen e dialogut dhe bashkëpunimeve bilaterale dhe multilaterale, të tejkalojnë problemet dhe krizat e përbashkëta pa pasur nevojë për praninë dhe ndërhyrjen e faktorëve të huaj".

Kasem Al-A'raxhi, këshilltari për siguri kombëtare të Irakut, në këtë takim deklaroi: "Me padyshim se marrëveshje mes të dy vendeve në procesin e mënjanimin të sfidave të sigurisë të cilat janë imponuar mbi marrëdhëniet e Irakut dhe Iranit, do të ndjekë interesat e të dy vendeve fqinjë dhe vëllezër".  

Tags