Prill 09, 2023 18:01 Europe/Tirane
  • Shamkhani: Ulja e ndikimit të dollarit do të zvogëlojë ndikimin e Perëndimit në ekonominë globale

Sekretari i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit, në një takim me asistentin special të presidentit të Rusisë, theksoi se ulja e ndikimit të dollarit në shkëmbimet ekonomike rajonale dhe ndërkombëtare, ku shumë vende po i bashkohen këtij trendi, do të reduktojë dominimin e Perëndimit mbi ekonominë globale.

Igor Levitin, asistenti special i presidentit të Federatës së Rusisë, Vladimir Putin, sot është takuar dhe ka biseduar me sekretarin e Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Republikës Islamike të Iranit, Ali Shamkhani.

Ndihmësi special i presidentit të Rusisë ka udhëtuar në Teheran për t'u takuar dhe biseduar me zyrtarë të Republikës Islamike të Iranit.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se në këtë takim u diskutua për procesin e zbatimit të marrëveshjeve ndërmjet dy vendeve në fusha të ndryshme ekonomike dhe bankare, veçanërisht për përshpejtimin e fillimit të zbatimit të Korridorit Veri-Jug dhe u shkëmbyen mendime në këtë drejtim.

Në këtë takim, Shamkhani shprehu kënaqësinë për përmirësimin e nivelit dhe vëllimit të bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve dhe theksoi miratimin e zgjidhjeve afatshkurtra për përshpejtimin e realizimit të projekteve të përbashkëta ekonomike.

Sekretari i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare gjithashtu tha: "Iniciativat përfundimtare të Iranit dhe Rusisë në fushën e marrëdhënieve monetare dhe bankare do të jenë financimi i projekteve të përbashkëta si një model efektiv në fushën e pengimit të sanksioneve të paligjshme të Perëndimit".

Shamkhani e konsideroi përfundimin e Korridorit Veri-Jug dhe zgjerimin e bashkëpunimit transit midis Iranit dhe Rusisë, si pjesë të rëndësishme të projekteve të përbashkëta të dy vendeve dhe shtoi: "Me përpjekjet dhe ndjekjen e vazhdueshme të zyrtarëve të dy vendeve, do të mënjanohet çdo pengesë në rrugën e realizimit të vullnetit të liderëve të dy vendeve në fushën e zbatimit të shpejtë të këtij projekti strategjik që ka një rol vendimtar në ndryshimin e gjeometrisë së tranzitit të mallrave në rajon".

Në këtë takim, asistent special i presidentit të Rusisë në këtë takim prezantoi edhe një raport mbi zhvillimet e fundit në lidhje me marrëdhëniet tregtare dhe bankare dhe projektet e përbashkëta ekonomike, dhe tha: "Moska, duke theksuar zbatimin sa më të shpejtë të projekteve dhe planeve të përbashkëta, veçanërisht në fushën e tranzitit, është gati të investojë në sektorët e ndryshëm ekonomikë të Iranit përfshijnë çelikun, naftën dhe petrokiminë".

Tags