Tetor 24, 2023 10:40 Europe/Tirane
  • Ajetullah Raisi: Në Gaza kryhen krime të tmerrshme me mbështetjen zyrtare të Amerikës dhe vendeve perëndimore

Presidenti i Iranit tha: Ajo që po ndodh në Gaza është një krim i tmerrshëm ndaj grave dhe fëmijëve të pambrojtur dhe të pafajshëm, i cili po zhvillohet me mbështetjen e drejtpërdrejtë dhe zyrtare të Amerikës dhe vendeve të tjera perëndimore.

Sipas IRNA-së, Sejed Ebrahim Raisi, të hënën u takua me ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov, i cili udhëtoi për në Teheran për të marrë pjesë në takimin e Grupit të Bashkëpunimit Kaukaz. Me këtë rast presidenti shprehu shpresën se rezultatet e takimit të Teheranit do të çojnë në forcimin e sigurisë dhe stabilitetit në rajon dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve midis Republikës së Azerbajxhanit dhe Armenisë. Presidenti gjithashtu në reagim ndaj ngjarjeve aktuale në Gaza tha:   Ajo që po ndodh në Gaza është një krim i tmerrshëm ndaj grave dhe fëmijëve të pambrojtur dhe të pafajshëm, i cili po kryhet me mbështetjen e drejtpërdrejtë dhe zyrtare të Amerikës dhe vendeve të tjera perëndimore. Në këtë takim, ministri i Jashtëm rus theksoi se Rusia respekton angazhimet e saj në zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të bashkëpunimit me Iranin në fushën ekonomike, tregtare, të transportit, kulturore dhe energjetike. “Sergei Lavrov” tha se zgjerimi i bashkëpunimit mes vendeve të rajonit mund të sjellë përfitime dhe zhvillim të ndërsjellë të të gjithave palëve.   Në takim u theksua se çështjet rajonale duhet të zgjidhen pa ndërhyrjen e të huajve. Takimi i parë i ministrave të jashtëm të formatit rajonal 3+3 u mbajt të hënën në Teheran me praninë e ministrave të jashtëm të Iranit, Rusisë, Azerbajxhanit, Armenisë dhe Turqisë. Takimi u mbajt në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës Islamike Iran dhe u organizua nga Hussein Amir Abdollahian. Në këtë deklaratë, ministrat e jashtëm të pesë vendeve përshëndetën proceset aktuale të normalizimit dhe zhvillimit të marrëdhënieve ndërmjet të gjitha vendeve të rajonit. Të pranishmit në takimin e Teheranit ranë dakord që takimi i radhës të mbahet në Turqi.

Tags