Dhjetor 21, 2023 21:11 Europe/Tirane
  • Maxhid Nouri: Gëzimi i grupit terrorist MEK nga konfirmimi i dënimit të përjetshëm të babait tim, nuk do të zgjasë shumë

Maxhid Nouri, djali iranian i arrestuar në Suedi, në reagim të konfirmimit të dënimit me burg të përjetshëm të babait të tij në gjykatën suedeze deklaroi: "Gëzimi i terroristëve të MEK nga ky vendim i gjykatës, nuk do të zgjasë shumë kohë".

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Hamid Nouri ndodhet i burgosur në Suedi prej më shumë se katër vitesh dhe mbrëmjen e të hënës i është konfirmuar dënimi me burg të përjetshëm nga Gjykata e Apelit të Suedisë. Ky aktgjykim ka arritur te familja e Hamid Nouri përmes rrjeteve sociale të grupit terrorist MEK bashkë me duart e tyre dhe britmat e gëzimit.

Paditësit në çështjen e Hamid Nourit janë ish-anëtarë dhe anëtarë aktualë të grupit terrorist MEK, të cilët e ftuan atë në Suedi me mashtrim. Lidhur me procedurën dhe aktgjykimin e dhënë, agjencia e lajmeve Fars ka biseduar me Maxhid Nouri, djalin e Hamid Nourit dhe Muhamed Sadegh Shahbazi, hulumtues i çështjeve juridike.

Fars: Pse është arrestuar babai juaj në Suedi? Na jepni një shpjegim përmbledhës në lidhje me procesin gjyqësor të dosjes së Hamid Nouri.

Nouri: Për shkak të miqësisë që kishim me një person të quajtur Arin, ai e ftoi babanë tim në Suedi me pretekstin e problemeve familjare dhe ne u përfshimë në një ngjarje fatkeqe dhe të çuditshme në këtë vend. Me kalimin e kohës, ne e kuptuam se Arin nuk ishte një person i mirë dhe i drejtë.

Nga gushti i vitit 2021 deri më 2 maj 2022 janë mbajtur 92 seanca gjyqësore për të dëgjuar çështjen e Hamid Nouri, numri i seancave gjyqësore është një nga çështjet që theksohet, ndërsa këto 92 seanca gjyqësore nuk janë mbajtur në mënyrë të drejtë. Babai im u lejua të fliste vetëm në më pak se 8 seanca, dhe gjatë kësaj kohe të kufizuar, fjalimi i babait tim në mbrojtje u ndërpre shumë herë dhe babait tim iu tha se "nuk ju lejohet të mbroni veten dhe ju duhet të përgjigjeni vetëm në pyetjet e prokurorit dhe gjyqtarit".

Me fjalë dhe deklarata i thanë babait tim se mund të vetëmbrohej, por në veprim atë nuk e lejuan të fliste, madje në disa seanca gjyqësore ai u përjashtua nga seanca dhe në përgjithësi u zhvillua një proces i padrejtë gjyqësor ndaj tij.

Më 14 korrik 2022 u dha dënimi më i rëndë (burgim i përjetshëm) për Hamid Nuriun. Ne protestuam kundër vendimit dhe ndryshuam avokatët e babait tim në shtator. Edhe pse dënimi ishte shqiptuar ndaj babait tim, dënimi i përkthyer nuk iu dha babait tim deri rreth 40 ditë pas dhënies së tij. Dënimi i është dhënë babait tim në gjuhën suedeze, por duke marrë parasysh faktin se babai im nuk e zotëron këtë gjuhë, ky vendim në gjuhë suedeze nuk ka pasur kurrfarë funksioni për babanë tim dhe ai nuk ka mundur të reagojë ndaj këtij vendimi. Pas rreth 45 ditësh, vendimi i gjykatës i është dhënë babait tim në gjuhën persiane.

Fars: Duke marrë parasysh këto çështje që përmendet, gjykata suedeze a ka autoritet dhe aftësi për të hetuar dhe shqyrtuar dosjen e Hamid Nouri?

Nouri: Ne besojmë se gjykata suedeze nuk ka pasur dhe nuk ka juridiksion të merret me këtë çështje. Bazuar në juridiksionin universal, gjykata suedeze nuk ka kompetenca juridike për të shqyrtuar dhe hetuar çështjen e Hamid Nouri. Arsyeja më e thjeshtë për të cilën gjykata suedeze nuk ka juridiksion mbi çështjen e babait tim është se dënimi është dhënë në suedisht dhe janë nevojitur 45 ditë për ta përkthyer atë në gjuhën persiane. Në këtë rast, gjuha e paditësit dhe të paditurit është gjuha persiane, por aktgjykimi është lëshuar në gjuhën suedeze, i cili përfundimisht është përkthyer në gjuhën persiane nga gazetarët ndërsa gjykata suedeze nuk ka mundur ta bëjë këtë.

Kundërshtimi ynë më i rëndësishëm është mungesa e kompetencës së gjykatës suedeze për shqyrtimin e një dosje të tillë. Kjo gjykatë nuk mund të dëgjojë vetëm argumentet dhe fjalët e njërës palë dhe të pranojë procedimin nga paditësit dhe të tregohet i dobët për palën tjetër, ky nuk është një proces gjyqësor i paanshëm.

Fars: Pse dëshmitarët e Hamid Nouri nuk u paraqitën në gjykatën e Suedisë?

Nouri: Gjatë procesit të gjyqit të parë të babait tim në Suedi, parime dhe gjëra u shkelën, duke përfshirë edhe lejen e pranisë së dëshmitarëve. Gjykatat e apelit të babait tim filloi në janar të vitit të kaluar. Atëherë filluam përgatitjet për paraqitjen e dëshmitarëve në gjykatë. Pranimi i kërkesës sonë nga gjykata u bë shumë vonë në lidhje me këtë çështje. Më 5 shtator të këtij viti gjykata vendosi që dëshmitarët tanë do të mund të dëshmojnë në këtë proces gjyqësor. Prokurori menjëherë kërcënoi se nëse dëshmitarët e Hamid Nourit vijnë në Suedi ata do të arrestohen. Me këtë kërcënim, praktikisht u shkatërrua mundësia që dëshmitarët të shkojnë në Suedi dhe të dëshmojnë në këtë proces gjyqësor.

Në vijim kemi ndërmarrë iniciativën që dëshmitarët të dëshmojmë në mënyrë online, kemi shkruar letra, por ka zgjatur një muaj për të përkthyer 10 rreshta të letrës së shkruar. Pas një muaji përkthimi, kjo letër mbërriti në Iran, atëherë kur kishin mbetur vetëm 2 ditë deri në dëshminë e dëshmitarëve tanë.

Në kohën kur përkthimi i një letre zgjati një muaj, a është e mundur të sigurohet një hapësirë ​​e përshtatshme për dëshminë e dëshmitarëve tanë që miratohen nga gjykata suedeze etj., vetëm brenda 2 ditësh? Praktikisht një gjë e tillë nuk ishte e mundur dhe pretendimi ynë është se gjykata suedeze praktikisht eliminoi mundësinë që dëshmitarët tanë të dëshmonin edhe mënyrë online.

Në vazhdim ndodhen edhe shumë ngjarjeve të tjera të çuditshme, si rrahja e babait tim, pastaj babait tim i morën dokumentet të cilat babai im kishte përgatitur me shumë mundim për t'u mbrojtur në procesin gjyqësor. Kjo u bë me pretekstin se këto dokumente duheshin mbajtur në dollap. Por kur babai i kërkoi ato dokumente, ata thanë se kishin të humbur ato dokumente! Disa mijëra faqe tekste dhe dëshmi që babai im i shkroi në mbrojtje të tij shumë lehtë u deklaruan si të humbura! Babai im protestoi për humbjen e këtyre dokumenteve në seancën e fundit të gjykatës parësore.

Këto çështje dhe ngjarje janë shumë të çuditshme për popullin tonë. Vende si Suedia, vendet e të ashtuquajturit "kopsht i Evropës", kanë paraqitur gjithmonë një imazh të mirë, por ne që u përballëm me to në terren, ishim dëshmitarë të një tragjedie të tmerrshme dhe vazhdojmë ta përjetojmë atë.

Fars: Si është çështja e keqtrajtimit dhe torturimit fizik dhe mentalisht të Hamid Nuri në Suedi?

Nouri: Një nga ngjarjet tragjike të kësaj gjykate është se gjykata suedeze duhet të mendojë për disa masa të caktuara. Kjo gjykatë ka ndaluar një person i cili tani është rreth 62 vjeç, ditën kur babai im u arrestua, shikimin i kishte të dobët dhe për këtë arsye mbante syze, por nga moskujdesi nga suedezët, babait tim tani i janë dobësuar sytë edhe më shumë dhe nuk mundet të shohë mirë afër dhe në lexim e dokumenteve dhe letrave po përballet me probleme serioze. Gjatë këtyre katër viteve, mjeku i syve nuk e ka vizituar babanë tim dhe ata e kanë tallur babanë tim për syze! Gjykata suedeze thotë se nevoja e babait tim për një mjek të syve, është vetëm një pretekst.

Ky nuk është rasti i vetëm, që nga mbajtja në izolim e deri te futja në një qeli burgu me një të sëmurë mendor, që sipas babait tim është izolim në izolim, janë sfidat e tjera me të cilat u përballëm ne gjatë këtij procesi gjyqësor.

Moslejimi i lidhjeve komunikuese me familjen është një nga çështjet më të rëndësishme të procesit gjyqësor të babait tim. Dje pamë publikimin e fotove dhe videove të të burgosurve në Iran të cilët thërrasin miqtë e tyre dhe këndojnë poezi e këngë dhe pavarësisht kësaj, ata po ashtu pretendojnë se kushtet e burgut janë shumë të vështira. Por babai im nuk lejohet të flasë me mua, me nënën dhe nipërit e tij. Çfarë standardi është ky?! Çfarë ndodh nëse babai im flet me nënën e tij 80-vjeçare? Këto çështje nuk janë aspak të mira dhe janë tërësisht në kundërshtim me atë çfarë pretendojnë shtetet evropiane.

Fars: Çfarë mendoni ju për vendimin e gjykatës së apelit?

Nouri: Ne ishim dëshmitarë të përpjekjeve të njerëzve për të siguruar që komunikimi mes njerëzve dhe vendeve të mos shkatërrohet nga njerëz që nuk kanë qëllime të pastra. Por fatkeqësisht kjo ndodhi. Sigurisht, ne protestojmë dhe ndjekim procesin ligjor nëpërmjet avokatëve tanë. Sigurisht, do të ketë pasoja të rënda. Me siguri suedezët e dinë që kjo sjellje mizore nuk do të mbetet pa përgjigje.

Nuk është kështu që ata mund të shtypin lehtë dhe pa dëgjuar provat dhe dëshmitë. Kur strukturat ligjore të një vendi nuk respektohen, shoqëritë dhe individët e tjerë i drejtohen metodave të tjera për të rivendosur të drejtat e tyre. Ne jemi përpjekur për katër vjet që gjyqtari dhe të tjerët të kuptojnë se po shkojnë në rrugën e gabuar. Ne ende po përpiqemi të parandalojmë që kjo rrugë të vazhdojë.

Sigurisht suedezët e dinë që e dënojnë babanë tonë pa fakte dhe me provat më të pakta dhe më të dobëta. Kjo patjetër që e bën kalimin nga kjo rrugë më të vështirë. Megjithatë, ne do të vazhdojmë dhe do të protestojmë kundër këtij vendimi në gjykatat ndërkombëtare dhe ato më të larta. Ne kishim shpresë që personalitetet e mençura të Suedisë ta ndalonin këtë praktikë të Suedisë.

Fars: Duke marrë parasysh procesin e zgjedhjes së gjykatës së apelit, e prisni një vendim të tillë?

Nouri: Do të vazhdojmë patjetër më fuqishëm se më parë. Edhe ne dimë si të sillemi me këtë metodë mashtruese dhe duhet të qëndrojmë përballë këtyre njerëzve. Persona të paanshëm, madje edhe ata që nuk kanë marrëdhënie të mira me Republikën Islamike të Iranit, pas leximit të dosjes së Hamid Nouri, thonë se provat e paraqitura nga gjykata janë shumë të dobëta dhe të pakta. Ky është një proces gjyqësor ndërkombëtar. Në këtë proces gjyqësor nuk duhet të citohen provat që paraqiten në proces të thjeshtë dhe të nivelit të ulët të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve.

Gjyqi i Hamid Nourit u zhvillua me shumë kontradikta. Që në fillim kemi deklaruar se ky proces gjyqësor është një proces gjyqësor politik dhe formal, por në asnjë mënyrë një gjykatë juridike.

Vazhdimi i procedurave ligjore të gjyqit të Hamid Nouri është një turp dhe skandal për autoritet dhe sistemin gjyqësor të Suedisë. Ashtu sikur që u skandalizuan parimet njerëzore të regjimit pushtues sionist në Rripin e Gazës; u skandalizuar edhe një shtet që pretendon se respekton të drejtat e njeriut dhe duhet gjithashtu të turpërohet gjatë një procesi gjyqësor politik nën presion dhe pa dëgjuar argumentet e askujt.

Ish-ministri i Suedisë, i cili ishte avokat i babait tim, tha se në këtë dosje nuk qëndron asnjë çështje kundër zotit Hamid Nouri dhe të gjitha pikat e ngritura janë vetëm një sërë pretendimesh.

Sot, është dita e skandalizimit të turpshëm të Suedisë. Nëse sot dënohet babai ynë pa asnjë arsye, një ditë tjetër sipas urdhrit të një grupi dhe individi etj., kjo do t'i ndodhë një personi tjetër, dhe ne një ditë do të jemi dëshmitarë se këto rutina të porositjes do të prekin shumë njerëz të tjerë dhe do të jetë tepër vonë për t'u penduar.

Fars: Z. Shahbazi! Çfarë mendoni në lidhje me këto standarde të dyfishta dhe hipokrite të shteteve që pretendojnë se mbrojnë të drejtat e njeriut?

Muhamed Sadegh Shahbazi: Natyra politike e këtij procesi gjyqësor mund të shqyrtohet në pesë nivele. Së pari, ky proces gjyqësor nuk ka juridiksion për të shqyrtuar dhe hetuar këtë çështje. Ky gjyq ka hyrë në çështjen e brendshme të një vendi tjetër në trajtimin e terrorizmit dhe në këtë proces gjyqësor nuk janë ndjekur as proceset e nevojshme gjyqësore.

Çështja e dytë është cenimi i sovranitetit kombëtar të vendeve të tjera. Suedia është e përfshirë në një rast që përfshin një ish-punonjës të sistemit gjyqësor të një vendi tjetër dhe e ka gjykuar këtë person për shkak të luftës kundër terrorizmit. Çështja e tretë është gjykimi i drejtë. Në gjyqin kundër Hamid Nourit nuk kemi qenë dëshmitarë të një procesi gjyqësor të drejtë dhe akoma nuk po vërejmë një gjë gjyq të drejtë. Mënyra e arrestimit të zotit Hamid Nouri, mënyra e mos zbardhjes së akuzave në kohën e duhur, mënyra e sjelljes dhe veprimeve ndaj Hamid Nouri (ka 50 muaj që ai mbahet në izolim, atij i është ndaluar qasja te mjeku, ai ka pasur probleme serioze në marrjen e një avokati, ka pasur vështirësi serioze në qasjen në dosjen dhe shikimin e vendimit të Gjykatës, madje gjykata suedeze pengoi edhe praninë e dëshmitarëve të z. Hamid Nouri në gjykatë dhe e kaloi procesin në atë mënyrë që nuk ishte e mundur të dëshmojë asnjë dëshmitarë etj.).

Çështja e katërt është shkelja e të drejtave të njeriut. Trajtimet e kryera ndaj zotit Hamid Nouri në burg, duke përfshirë nevojën për mjek, nevojat fizike, torturat mendore dhe torturat fizike etj., të gjitha tregojnë shkeljen e të drejtave të njeriut dhe tregojnë se ky proces gjyqësor nuk ishte një gjyq i drejtë.

Çështja e pestë është çështja e mbështetjes së terrorizmit. Paditësit në këtë çështje janë një grup terrorist që është njohur si organizatë terroriste për shumë vite në Bashkimin Evropian dhe në organizata të tjera ndërkombëtare dhe në sytë e organeve gjyqësore të vendeve të tjera, dhe tani shteti i Suedisë ka krijuar një mjedis të përshtatshëm për këtë grup terrorist, i cili është paditësi dhe paditësi ankohet kundër atyre të cilët i penguan ata të kryejnë operacionet e tyre terroriste.

Ky grup terrorist ka vrarë 17,000 njerëz civilë dhe ata e pranojnë përgjegjësinë për një pjesë të madhe të këtyre vrasjeje. Këta persona nuk kanë ngurruar ta shprehin këtë çështje as në margjinat e procesit gjyqësor kundër Hamid Nurit. Që në ditën e parë, procesi gjyqësor suedez ishte një proces politik me synim politik.

Gjithashtu, mbajtja e këtij procesi gjyqësor kishte për qëllim ushtrimin e presionit ndaj Iranit. Me këtë veprim qeveria e Suedisë ka treguar vitet e fundit se nuk është një shtet i pavarur dhe në raste të ndryshme, duke përfshirë të drejtat e njeriut, raste që kanë të bëjnë me pacientë të veçantë etj., Suedia ka treguar se po ndjek politikën e Amerikës dhe në ky proces gjyqësor nuk është në përputhje me pretendimet e Bashkimit Evropian, Suedisë dhe të liderëve perëndimorë.

Në këtë proces, ne jemi dëshmitarë të shkeljes së vazhdueshme të të drejtave të njeriut, duke mbështetur grupin terrorist MEK dhe Suedia duhet të jetë përgjegjëse për këtë në një periudhë afatgjate. Kur këto trajtime të bëhen të zakonshme, kredibiliteti dhe besueshmëria e gjykatave suedeze do të reduktohet dhe do të vihet në dyshim dhe gjykatat suedeze do të bëhen të famshme në botë si një gjykatë që nuk respekton procedura të drejta gjyqësore.

Sot Suedia njihet si një vend që mbështet terroristët, kur ky shtet i lejon këta terroristë të veprojnë lirshëm në Suedi, por edhe njihen zyrtarisht në gjykatë, natyrisht që i jep legjitimitet këtij grupi terrorist (MEK). Së fundi, Suedia është një parajsë për terroristët. Ky vend duhet të presë pasojat e këtij veprimi.

Kur këta terroristë ishin në Francë, Franca u detyrua të arrestonte Maryam Rajavi për shkak të veprimeve jashtë kornizave ligjore që ata bëjnë. Viktima e parë e këtyre veprimeve të Suedisë është vetë populli i këtij vendi.

Fars: Zoti Nouri siç duket pavarësisht pranisë së katër gjyqtarëve në dosjen e babait tuaj, nuk është respektuar parimi i pafajësisë së individit?

Sot ishim dëshmitarë të një ngjarjeje të veçantë. Shumë na thanë se e keni gabim që e ndiqni këtë çështje me procesin ligjor, ne iu përgjigjëm se ndoshta dikush ka pak drejtësi. Sipas parimit të pafajësisë, njerëzit janë të pafajshëm dhe ai që pretendon ndryshe nga pafajësia e personit tjetër, duhet të vërtetojë pretendimin e tij, procedura ishte e kundërta e kësaj në gjyqin e Hamid Nouri. Ata më morën babanë dhe thanë se je kriminel, tani provo që nuk je kriminel!

Sot babai im duke duruar burgimin e përjetshëm, po e turpëron vetë Suedinë. Ndoshta pamja jonë është e shqetësuar dhe e mërzitshme pas konfirmimit të dënimit me burgim të përjetshëm të babait tim, por brendësia jonë është e gëzueshme për një gjë dhe ajo është kjo që po i tregojmë botës se po bie daullja e skandalizimit të këtyre shteteve, shtete të cilat kishin shumë pretendime, por sot nuk respektuan as parimin e pafajësisë.

Fars: Ju si fëmijë i një njeriu të cilit i është shkelur e drejta dhe po përballet me një padrejtësi të tillë, çfarë mesazhi keni për publikun?

Mesazhi që kam unë si djali i zotit Nouri, është ky që suedezët nuk besojnë në vazhdimin e procesit ligjor dhe kërkojnë ta çojnë gjyqin përpara me një diskutim dhe urdhër politik, me siguri se kanë synime politike të caktuara. Të gjitha argumentet ligjore janë paraqitur nga ne në mënyrë bindëse. Paditësit nuk mund t'i përgjigjeshin mbrojtjeve tona. Dyshoj se Suedia do t'i arrijë qëllimet e saj. Ne sigurisht do të ndjekim procesin në gjykatat më të larta se gjykatat vendore suedeze dhe do të shkojmë në gjykatat ndërkombëtare dhe do t'i paraqesim të gjitha provat tona në gjykatat ndërkombëtare dhe nuk ka dyshim se një skandal më i madh po e pret sistemin juridik suedez dhe nuk ka qëllime për asnjërin prej tyre, gjë që është në mendjen e tyre, ata nuk do ta arrijnë. Gëzimi i grupit terrorist MEK me vendimin e sotshëm të gjykatës suedeze, nuk do të zgjasë shumë kohë.

Tags