Prill 14, 2024 09:38 Europe/Tirane
  • Veprimi ushtarak i Iranit kundër regjimit sionist; Një shembull i vërtetë i

Në përgjigje të sulmit të armatosur të regjimit sionist kundër godinave diplomatike iraniane në Damask, kryeqyteti i Sirisë, Republika Islamike e Iranit dje në mbrëmje nisi sulme direkte me dronë dhe raketa ndaj objektivave ushtarake në territoret e pushtuara.

Sipas Iran Press më 1 prill 2024, regjimi sionist sulmoi seksionin konsullor të ambasadës iraniane në Damask, kryeqytetin e Sirisë, një akt kriminal që çoi në martirizimin e shtatë këshilltarëve të lartë ushtarakë të Iranit. Udhëheqësi suprem i Revolucionit Islamik dhe Komandanti Suprem i Përgjithshëm këtë veprim të Tel Avivit e quajti një sulm në territorin e Republikës Islamike të Iranit dhe thekoi se regjimi sionist do të "ndëshkohet". Në 45 vitet e fundit, Republika Islamike e Iranit është sulmuar vazhdimisht në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë, por përballë këtyre sulmeve, ajo ndoqi parmin e "durimit strategjik" dhe preferoi të mos hynte në asnjë luftë për shkak të angazhimit të saj për sigurinë e rajonit. Ajo që bëri Republika Islamike e Iranit mbrëmë ishte një veprim "ndëshkues" kundër Izraelit dhe një shembull i vërtetë i "mbrojtjes legjitime" që përfshihet në nenin 51 të Kartës së Kombeve të Bashkuara. Amir Saeed Irvani, Ambasador dhe Përfaqësues i Përhershëm i Iranit në Kombet e Bashkuara, të shtunën në një letër drejtuar Antonio Guterres, Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, si dhe Vanessa Fraser, Ambasadores dhe Përfaqësueses së Përhershme të Maltës, e cila këtë muaj (prill) mban presidencën e rradhës të Këshillit të Sigurimit, theksoi:  “Aksioni ushtarak është zbatimi i së drejtës së natyrshme të Republikës Islamike të Iranit për t'u mbrojtur, e cila përcaktohet qartë në nenin 51 të Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe një përgjigje ndaj agresioneve të përsëritura ushtarake të regjimit izraelit, veçanërisht sulmit ushtarak të këtij regjimi më 1 prillt 2024, i cili është në kundërshtim të plotë me nenin 2 paragrafi 4 i kartës së OKB. “Regjimi sionist, me mbështetjen dhe shoqërimin e Amerikës, pasi u përball me operacionin e stuhisë Al-Aksa më 7 tetor, gjenocidin në Gaza e quajti mbrojtje legjitime. Pretendimi i mbrojtjes legjitime kundër gjenocidit në Gaza është një pretendim i rremë dhe një justifikim i këtij krimi të paprecedentë kundër popullit të Gazës, sepse populli palestinez, veçanërisht në Rripin e Gazës, është përballur për më shumë se 7 dekada me dhunën sistematike të regjimit sionist dhe stuhia Al-Aksa është një shembull i mbrojtjes legjitime në Gaza kundër kësaj dhune të organizuar. Aksioni ushtarak i Republikës Islamike të Iranit mbrëmë ishte gjithashtu një mbrojtje legjitime kundër sulmit të regjimit sionist ndaj ambasadës iraniane në Damask. Pika e dytë është se veprimi vendimtar i Republikës Islamike të Iranit kundër regjimit sionist u krye për shkak të mungesës së vullnetit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së apo pamundësisë së këtij këshilli për të dënuar sulmin e armatosur të regjimit sionist kundër objekteve diplomatike të Iranit në Siri. Mosveprimi i Këshillit të Sigurimit dhe madje edhe mbështetja e disa anëtarëve të këtij këshilli, veçanërisht Shteteve të Bashkuara të Amerikës, bëri që Republika Islamike e Iranit në vetëmbrojtje të ndërmerrte veprime ushtarake kundër Palestinës së pushtuar. Pika e tretë është se në aksionin ushtarak kundër regjimit sionist, Republika Islamike e Iranit nuk shënjestroi asnjë vend apo person civil. Ndërkohë, nga njëra anë, regjimi sionist ka vënë në shënjestër ambasadën iraniane, e cila është një nga vendet diplomatike me imunitet dhe nga ana tjetër, prej rreth 7 muajsh po kryen krimet më të rënda ndaj civilëve në Gaza. Pika e fundit është se veprimi ushtarak i Republikës Islamike të Iranit kundër regjimit sionist ishte vetëm hapi i parë në mbrojtje të integritetit territorial të Iranit dhe nëse ky regjim reagon ndaj veprimit ushtarak të Iranit, atëherë do të ndërmerret një veprim më i gjerë dhe më i ashpër kundër Palestinës së pushtuar.

Tags