May 22, 2024 10:27 Europe/Tirane
  • Lideri Suprem i Revolucionit fali namaz mbi trupat e Presidentit dëshmor dhe shoqëruesve të tij

Ajetollah Khamenei, Lideri Suprem i Revolucionit Islamik, mori pjesë sot në Universitetin e Teheranit dhe fali namaz mbi trupat e Presidentit të Iranit Ebrahim Raisi, Ministrit të Jashtëm Amir-Abdullahian, Përfaqësuesit të Liderit Suprem në Azerbajxhanin Lindor Muhammad Ali Al-e Hashim, Guvernatorit të Azerbajxhanit Lindor Malek Rahmati dhe shoqëruesve të tyre, që ranë dëshmorë në aksidentin ajror.

Sipas agjencisë së lajmeve të Radio-Televizionit të Iranit, që disa orë para fillimit zyrtar të ceremonisë për faljen e namazit dhe përcjelljen e Presidentit martir, me sloganin "Zia, sot është zi", banorët e devotshëm të Teheranit marshuan drejt Universitetit të Teheranit për të mbërritur në kohë dhe që të mund të falnin Namazin e Xhenazesë mbi trupat e Presidentit dëshmor dhe të shoqëruesve të tij nën drejtimin e Udhëheqësit Suprem të Revolucionit.

Paraditen e djeshme, gjithashtu, në ceremoninë e lamtumirës me trupin e Ajetollah Raisi dhe dëshmorëve të tjerë të këtij aksidenti, në një pritje unike morën pjesë edhe banorët e Tabrizit dhe të Kumit.

Të dielën, më 19 maj, Ajetollah Raisi, në një udhëtim provincial në Azerbajxhanin Lindor, kishte udhëtuar drejt veriut të kësaj province pranë kufirit me fqinjin veriperëndimor të Iranit, Azerbajxhanin, për të marrë pjesë së bashku me homologun e tij azerbajxhanas në ceremoninë e inaugurimit të Digës kufitare Kiz Kalesi. Pas ceremonisë, gjatë kthimit për në Tabriz, helikopteri që transportonte Presidentin, Ministrin e Jashtëm, Imamin e Xhumasë së Tabrizit, Guvernatorin e provincës Azerbajxhani Lindor, ekipin e sigurimit dhe stafin e fluturimit, pësoi aksident dhe u rrëzua, ku si pasojë e këtij aksidenti, të gjithë pasagjerët e këtij fluturimi ranë dëshmorë dhe udhëtimi i fundit provincial i Ajetollah Raisi mbeti përgjysmë.

 

Tags