Qershor 08, 2024 09:00 Europe/Tirane
  • Vizita e Ministrit në detyrë të Punëve të Jashtme të Iranit në Turqi

Ali Bagheri, ushtrues detyre i Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit, mbërriti në Stamboll të Turqisë, me qëllim që të marrë pjesë dhe të flasë në takimin e ministrave të jashtëm të grupit D8.

Sipas Shërbimit Ndërkombëtar të Agjencisë së Lajmeve të Radios dhe Televizionit; Ali Bagheri, ushtrues detyre i Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit, mbërriti në Stamboll të Turqisë, me qëllim që të marrë pjesë dhe të flasë në takimin e ministrave të jashtëm të grupit D8. Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Iranit do të mbajë një fjalim në takimin e Stambollit, i cili është një mundësi për vazhdimin e diplomacisë aktive të Republikës Islamike të Iranit në mbështetje të çështjes palestineze dhe rezistencës së popullit palestinez kundër regjimit sionist. Gjatë udhëtimit të tij në Stamboll, Bagheri, krahas fjalimit të tij në takimin e D8, do të takohet me ministrat e jashtëm pjesëmarrës në takimin e Stambollit me të cilët do të diskutojë lidhur me nevojën e veprimit koherent dhe të koordinuar nga vendet islamike për ndalimin e krimeve të regjimi sionist dhe gjithashtu për të dërguar ndihma urgjente për palestinezët nën rrethim në Rripin e Gazës dhe Rafah. Këtë të shtunë në Stamboll do të mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të Tetë Vendeve në Zhvillim e njohur si grupi D8 me temë Rripin e Gazës.

Tags