Prill 25, 2024 11:22 Europe/Tirane
  • Ajetullah Khamenei: Kombi trim iranian nuk i nënshtrohet kurrë SHBA-së

Pars Today- Ajetullah Khamenei, të mërkurën duke iu drejtuar mijëra punëtorëve, përmendi qëllimin kryesor të sanksioneve dhe presioneve të SHBA-së dhe Perëndimit ndaj Iranit që është detyrimi i kombit dhe sistemit islam që të nënshtrohen dhe theksoi: " Kombi i madh iranian dhe me rrënjë të thella dhe sistemi islam nuk i nënshtrohen bullizmit dhe kërkesave të tepruara dhe duke i kthyer sanksionet në mundësi përparimi dhe lulëzimi, do të arrijnë horizontin e ndritur të së ardhmes. "

Udhëheqësi i Revolucionit Islamik shtoi: “Ata duan që pasuria, reputacioni dhe politika e Iranit, si disa vende të tjera, të jenë në dorën e SHBA-së. Por, është e pamundur që sistemi islam, nderi islam dhe kombi i madh iranian dhe i rrënjosur thellë t'i nënshtrohen bullizmit të tyre. "

Në një pjesë tjetër të fjalës së tij, Lideri Suprem e konsideroi të pamundur të flitet për çështje ekonomike pa marrë parasysh sanksionet të cilat janë "të paprecedentë" sipas fjalëve të amerikanëve dhe evropianëve dhe tha: "Për sa i përket qëllimeve të zbatimit të sanksioneve kundër Iranit, perëndimorët me mashtrim ngrenë çështje të tilla si armët bërthamore, të drejtat e njeriut dhe mbështetja për terrorizmin. "

Duke sqaruar kontradiktën dhe pretekstet e rreme të perëndimorëve, ai iu referua shembullit të Gazës dhe vazhdoi duke thënë: “Sipas pikëpamjes së tyre, populli i bombarduar i Gazës është terrorist, por qeveria e ligë, e sajuar dhe e pamëshirshme sioniste, e cila në gjashtë muaj ka masakruar gati 40 mijë njerëz, përfshirë mijëra fëmijë, nuk është terroriste. "

Takimi i punëtorëve me liderin e Revolucionit Islamik

Imam Khamenei, në vazhdim, vuri në dukje fjalimin e tij të disa vite më parë për çështjen bërthamore dhe duke shpjeguar se amerikanët duhet ta bëjnë të qartë se deri në çfarë mase do të kënaqen me tërheqjen e Iranit në çështjen bërthamore, tha: "Ata nuk janë kurrë të gatshëm të përcaktojnë këtë masë, sepse ata përmes avancimit hap pas hapi, duan të çmontojnë dhe mbyllin përfundimisht pajisjet bërthamore të vendit, ashtu siç u bë në vendet e Afrikës së Veriut. Kjo është ndërkohë që sektorë të ndryshëm të vendit, si shëndetësia, mjekësia dhe fusha të tjera kanë nevojë për rezultatet e aktiviteteve bërthamore. Lideri suprem sanksionet i cilësoi si shkak të dëmtimit të ekonomisë së vendit dhe krijimit të problemeve ekonomike, por shtoi: “Pikërisht këto sanksione janë bërë shkak edhe lulëzimin e talenteve dhe shfaqjen e kapaciteteve brenda vendit. "

Gratë punëtore iraniane

Lideri suprem zgjerimin e gamës së armëve e quajti si shembull të shndërrimit të sanksioneve në mundësi dhe rikujtoi: "Ky përparim, i cili u prezantua diku, ka habitur të gjithë armiqtë se si Irani Islamik ka arritur të prodhojë kaq shumë armë në kushtet e sanksioneve. Me dëshirën e Zotit, do të prodhohen edhe armë më të mira dhe më të avancuara. Natyrisht, përparimet nuk kufizohen vetëm në sektorin e armëve, sepse zhvillime ka edhe në sektorë të tjerë, si mjekësia, shëndetësia dhe disa sektorë industrial dhe inxhinierik duke bërë që tani Irani të konsiderohet një ndër pionierët dhe [vendet] e shquar në botë edhe pse në disa sektorë jemi mbrapa tek të cilat do të kemi përparime dhe zhvillime të duhura me përpjekje dhe mundime të vazhdueshme”, vazhdoi lideri i Revolucionit Islamik.

Një punëtore mban në dorë foton e Udhëheqësit

Imam Khamenei theksoi se gradualisht sanksionet do të humbasin efektin e tyre dhe shtoi: “Së fundmi në një prej raporteve të burimeve ndërkombëtare është vënë në dukje rritja e PBB-së së Iranit që do të thotë se në vend po punohet gjithnjë e më mirë; Shpresat nuk janë të varura nga jashtë kufijve dhe sanksionet nuk kanë arritur të pengojnë Iranin dhe kjo frymë në vend duhet të forcohet. "

Gjatë këtij takimi Lideri Suprem vuri në dukje edhe demonstratat dhe tubimet e kombeve në mbështetje të palestinezëve dhe ngritjen e flamujve të Palestinës dhe Hezbollahut në rrugët e Evropës dhe të SHBA-së dhe duke i quajtur akuzat për gjoja mbështetjen e Republikës Islamike të Iranit ndaj terrorizmit, për shkak të mbështetjes ndaj banorëve të pafajshëm të Gazës si një skandal për akuzuesit, ai tha: "Tani, jo vetëm kombi iranian, por edhe të gjitha kombet e tjera po mbështesin Palestinën. Për të përmbledhur fjalimin e tij, Imam Khamenei tha: "Duhet të jetë dhe është e qartë për kombin iranian se arsyeja e armiqësisë së arrogancës nuk janë gënjeshtrat që ata trillojnë. Kjo është për arsye se Irani i pavarur nuk kapitullon me anë të arrogancës së tyre dhe nuk synon të ndjekë vlerat e tyre të dështuara, të prapambetura, të frustruara dhe anti-hyjnore dhe politikat e natyrës antinjerëzore; Politika të cilat, siç pranojnë vetë disa analistë perëndimorë, po shkatërrojnë kredibilitetin 200-vjeçar të SHBA-së. "

Ai theksoi se të presësh nga një komb i vjetër dhe i rrënjosur thellë që të ndjekë këto politika të dështuara është e kotë dhe vazhdoi: "Kombi iranian po qëndron i vendosur dhe ne duhet të tregojmë qëndrim në veprimin, punën, kërkimin dhe unitetin tonë kombëtar. Në këtë rast, dhe duke shmangur përtacinë dhe dembelizmin, nga vështirësitë dhe problemet e imponuara prej keqbërësve do të shfaqen më shumë mundësi dhe suksese për përparim dhe kombi iranian, me mëshirën e Zotit, do të arrijë në horizontin e ndritur të së ardhmes. "

Gjatë kësaj vizite, Lideri Suprem, gjithashtu, duke falënderuar sinqerisht përpjekjen, punën dhe mundin e komunitetit të punëtorëve, puthjen e dorës së punëtorit nga Profeti e quajti nderimin më të lartë të punës dhe punëtorit dhe rikujtoi: "Islami vlerëson vlerën dhe respektin e natyrshëm për punë dhe veprim dhe bazuar në mësimet e Kuranit dhe të haditheve, përpjekja e secilit për furnizim hallall dhe për fitimin e bukës në formë hallall, ashtu si ibadetet e tjera, konsiderohet vepër e mirë. "

Një punëtor i ri iranian në takim me liderin

Lideri e quajti një domosdoshmëri të rëndësishme që publiku t'i kushtojë vëmendje "pikëpamjes së Islamit për punën dhe punëtorët", e cila krijon kushtet për përparimin e vendit dhe shtoi: "Bota materialiste i kushton rëndësi një punëtori vetëm si një instrument për prodhimin e pasurisë. Por, Islami, për shkak se i kushton rëndësi vlerës bazë të punës, e konsideron punëtorin me vlerë natyrore aq të madhe sa që sipas fjalëve të Profetit (savs), Zoti e do atë që punën e tij e bën saktë, me përpikmëri dhe me vendosmëri.

Tags