Prill 25, 2024 10:13 Europe/Tirane
  • Irani i gatshëm për të marrë pjesë në projektet ndërtimore të Sri Lankës

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit shpalli gatishmërinë e kompanive dhe specialistëve iranianë për të marrë pjesë në zbatimin e projekteve të ndërtimit të Sri Lankës dhe për të ofruar shërbime tekniko-inxhinierike në kuadër të ndihmës në përparimin e këtij vendi.

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, Sejid Ebrahim Raisi, të mërkurën mbrëma, në vijim të udhëtimit të tij zyrtar njëditor në Sri Lanka, në takimin e përbashkët të delegacioneve të rangut të lartë të dy vendeve, duke shprehur kënaqësinë e tij për vënien në shfrytëzim të megaprojektit hidroelektrik shumëfunksional “Uma Oya”, zbatimin e përbashkët të këtij projekti ai e cilësoi si një prej manifestimeve të solidaritetit mes dy popujve.

Raisi theksoi zgjerimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, duke u shprehur se Irani dhe Sri Lanka kanë infrastrukturën e duhur për industrinë e turizmit.

Gjithashtu, Presidenti i Sri Lankës, Ranil Wickremesinghe, duke vlerësuar pjesëmarrjen e Republikës Islamike të Iranit në rindërtimin e Sri Lankës, përfshirë projektimin dhe zbatimin e projektit hidroelektrik "Uma Oya", theksoi se edhe Sri Lanka gjithashtu po kërkon më shumë bashkëpunim midis të dy vendeve në fushën e bujqësisë, turizmit, bashkëpunimit shkencor e arsimor dhe sportit.

Vlen të përmendet se janë nënshkruar 5 dokumente bashkëpunimi ndërmjet zyrtarëve të lartë të Iranit dhe atyre të Sri Lankës në fushën e kulturës, kinemasë, turizmit dhe shkencës e teknologjisë.

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, Sejid Ebrahim Raisi, pas një udhëtimi treditor në Pakistan dhe Sri Lanka, mbërriti në Teheran mëngjesin e kësaj të enjteje.

 

Tags