Prill 25, 2024 10:06 Europe/Tirane
  • 8 tipare mahnitëse të arkitekturës së ziguratit (tempullit) më të vjetër në botë në Iran + Foto

Pars Today- Tempulli i lashtë dhe misterioz i adhurimit "Chogha Zanbil" në Shush (Susa), në jugperëndim të Iranit, i cili njihet edhe si Chogha Zanbil Ziggurat, është ndërtuar më shumë se 3 mijë vjet më parë.

Chogha Zanbil Ziggurat përbëhet nga tre fjalë; "Ziggurat" do të thotë të ngjitesh në qiell. Në qytetërimet e lashta, u ndërtuan vende apo tempuj për adhurimin e perëndive, nga të cilat më të rëndësishmet dhe më të vlefshmet quheshin ziggurat. Fjala Chogha Zanbil gjithashtu përbëhet nga dy pjesë; "Chogha" do të thotë kodër dhe "Zanbil" do të thotë shportë. Duket se para gërmimit të tempullit, rrënojat e tij në kodër i ngjanin një shporte të përmbysur.

Pamje e bukur nga Chogha Zanbil

Në këtë artikull, ne do të hedhim një vështrim tek 8 pika të mahnitshme rreth Chogha Zanbil Ziggurat, i cili është një shembull spektakolar i arkitekturës dhe një vendbanim i lashtë i popullit iranian:

1. Ndërtesa është më shumë se tre mijë vjet e vjetër

Një nga mbretërit e famshëm të Perandorisë Elamite i quajtur Untash-Gal, në vitin 1250 para Krishtit urdhëroi ndërtimin e një qyteti fetar dhe mbretëror të quajtur Duravantash pranë lumit Dez dhe qytetit antik të Shushit (Susa). Chogha Zanbil u shkatërrua në vitin 640 pes, me urdhër të Ashurbanipal, mbretit të asirianëve në luftën me Humban-haltash, mbretin e fundit të Elamit. Ekziston një mbishkrim që thotë: "Unë theva Ziguratin e Suzës, i cili ishte bërë me tulla balte me gur të lëmuar… I rrafshova tempujt e Elamit me tokën… E shkatërrova Suzën dhe e ktheva në një gërmadhë… thirrja njerëzore dhe klithma e gëzimit e lënë atje, nga unë…”

Chogha Zanbil është më shumë se tre mijë vjeçare

2. Është zigurati më i madh në botë

Chogha Zanbil është zigurati më i madh në botë. Kjo strukturë u regjistrua në Listën e Trashëgimisë Botërore nga UNESCO në vitin 1979. Chogha Zanbil Zigurat është ende ndërtesa më e madhe dhe më e rëndësishme e mbijetuar nga periudha e lashtë elamite.

Chogha Zanbil, zigurati më i madh në botë

3. Ai ka një arkitekturë unike

Chogha Zanbil Ziggurat u ndërtua në një sipërfaqe 105 × 105 metra dhe një lartësi të përafërt prej 53 metrash nga toka. Megjithatë, sot ka mbetur vetëm 25 metra prej saj, e cila përbëhet nga tre mure prej qerpiçi të vendosur njëri pas tjetërit. Në mes të murit të parë ndodhet tempulli kryesor që quhet zigurat. Në murin e dytë, ka pallate dhe tempuj të vegjël dhe në murin e tretë, janë sistemi i ruajtjes së ujit Chogha Zanbil, pallate dhe varre mbretërore nëntokësore.

Chogha Zanbil ka një arkitekturë unike

4. Ai ka pllakat më të vjetra në botë

Materialet kryesore të përdorura në Zigguratin e lashtë Chogha Zanbil janë qerpiçi dhe balta. Gjithashtu, për të mbrojtur gërryerjen e qerpiçit të përdorur në ndërtesë, është përdorur një shtresë tullash. Rreth 6500 tulla në këtë veshje kanë shkrime me shkrimin elamit. Tullat nuk janë të vulosura dhe secila prej tyre është e shkruar veçmas me dorë. Disa nga tullat e përdorura në Chogha Zanbil janë me xham dhe disa kanë dekorime të tjera, të cilat i kanë bërë ato ndër pllakat më të vjetra në botë.

Në Chogha Zanbil, çdo tullë është shkruar veçmas me dorë

5. Në nbdërtimin e saj është përdorur një inxhinieri rezistente ndaj termeteve

Chogha Zanbil Ziggurat konsiderohet si një nga mrekullitë e arkitekturës iraniane. Ndërtimi i ziguratit përfundoi në dy faza; Së pari, për të ndërtuar këtë tempull të madh ata ndërtuan një themel shumë të madh. Pastaj mbi të vendosën dysheme të ndryshme. Ky themel qëndron në këmbë për më shumë se 3 mijë vjet. Në këtë ndërtesë prej qerpiçi, nuk ka asnjë krik hidraulik japonez rezistent ndaj tërmeteve! Por pas qindra tërmeteve të tmerrshëm, kjo strukturë akoma nuk është dëmtuar seriozisht. Kjo çështje mund të konsiderohet si një nga sekretet e çuditshme inxhinierike të Chogha Zanbil Ziggurat.

Chogha Zanbil është një nga sekretet e çuditshme të inxhinierisë në botë

6. Ai një nga sistemet më të vjetra të përdorimit dhe shpërndarjes së ujit në botë

Sistemi i ujit në Chogha Zanbil konsiderohet si një nga sistemet dhe rrjetet më të vjetra ujore në botë, i cili është unik në llojin e tij për atë periudhë. Megjithëse lumi Dez ishte vetëm tre kilometra larg tempullit, inxhinierët elamitë hapën një rrugë të gjerë ujore nga lumi Karkheh për një distancë prej pesëdhjetë kilometrash deri te rezervuari i madh në veriperëndim të Chogha Zanbilit. Jashtë murit të tretë të qytetit ata ndërtuan një sistem për ujin me një kapacitet prej 350 metra kub ujë. Sistemi është ndërtuar me tulla, sarooj (një llaç tradicional rezistent ndaj ujit i përdorur në arkitekturën iraniane) dhe gëlqere. Kur rezervuari i madh mbushej me ujë deri në buzë të murit fundor, pasi shtohej balta, uji pastrohej dhe derdhej në pellgun brenda murit të tempullit përmes tubacioneve të rrjetit.

Sistemi i shpërndarjes së ujit Chogha Zanbil është një nga sistemet më të vjetra në botë

7. Aty është përdorur inxhinieria kundër përmbytjeve

Uji i shiut në Chogha Zanbil Ziggurat drejtohet jashtë me kanalizime horizontale dhe vertikale të ndërtuar me tulla. Këto kanale ujore zbrisnin vertikalisht në një thellësi prej 85 cm dhe në fund, ato shndërroheshin në një rrugë ujore horizontale të harkuar dhe më pas bashkoheshin në një kanal të gjerë ujor në dyshemenë e katit të poshtëm. Për të parandaluar rënien e lirë vertikale të ujit dhe gërryerjen e tullave dhe shkallëve me tulla, u ndërtua një kanal ujor - në vendin ku ka kënde. Në secilën nga katër këndet e katit të parë të ziguratit ka pesë ulluqe. Katër ulluqe mblidhnin ujin e kateve dhe ulluku i pestë mblidhte ujin e shkallëve, gjë që parandalonte përmbytjen.

Në Chogha Zanbil Ziggurat është aplikuar inxhinieria kundër përmbytjeve

8. Kalendari diellor me tulla

Në zonën kryesore të Chogha Zanbil Ziggurat, ka tre ndërtesa me tulla të ndërtuara në formë rrethore dhe të dhënat tregojnë se ato duken si një orë diellore. Këto ndërtesa së bashku formuan një kompleks të vetëm; Në fakt ai ishte një observator apo kalendar diellor për llogaritjen e vitit dhe kalendarit dhe njohjen e ditëve të para dhe të mesme të çdo stine.

Në zonën kryesore të Chogha Zanbil, ka tre ndërtesa me tulla të ndërtuara në formë rrethore

 

 

Tags