May 22, 2024 12:08 Europe/Tirane
  • Al-Sudani dhe Udhëheqësi i Revolucionit Islamik
    Al-Sudani dhe Udhëheqësi i Revolucionit Islamik

Pars Today- Pas vdekjes martire të Presidentit të Republikës Islamike të Iranit, Ebrahim Raisi dhe shoqëruesve të tij, kryeministri i Irakut, Mohammed Shia al-Sudani, sot në një takim me liderin e Revolucionit Islamik, në emër të qeverisë dhe kombit irakian u shprehu ngushëllimet e tij Imam Khamenei dhe popullit të Iranit.

Në këtë takim, Al-Sudani iu drejtua udhëheqësit të Revolucionit Islamik dhe tha: Në një situatë si kjo, erdha për t’iu vizituar dhe për të shprehur trishtimin, pikëllimin dhe ngushëllimet e qeverisë dhe kombit të Irakut për qeverinë dhe kombin e Iranit. Tek presidenti martir i Iranit kemi vënë re vetëm sinqeritet, pastërti, përpjekje dhe shërbime ndaj popullit. Kryeministri i Irakut vuri në dukje edhe praninë e miliona njerëzve në ceremoninë e varrimit të presidentit martir të Iranit dhe tha: Pamjet që pashë sot në TV jepnin mesazhe të qarta, ku më i rëndësishmi i të cilave ishte niveli i marrëdhënieve të forta mes popullit dhe pushtetit në Republikën Islamike, pavarësisht presioneve dhe sanksioneve dhe këtij incidenti fatkeq. Al-Sudani theksoi më tej: Një mesazh tjetër i pranisë së miliona iranianëve në ceremoninë mortore është se duhet t'i shërbejmë popullit dhe ky funeral madhështor është rezultat i shërbimit ndaj popullit dhe ky mësim duhet të jetë mësim edhe për ne në Irak. Në këtë takim, Imam Khamenei, duke vlerësuar vizitën e kryeministrit irakian në Teheran për të shprehur ngushëllimet e tij, tha: Kemi humbur një personalitet të madh. Zoti President ishte një vëlla shumë i mirë dhe një zyrtar efikas, kompetent, i sinqertë dhe serioz. Lideri i Revolucionit Islamik shtoi: Tani, zoti Mokhber duke e bazuar në kushtetutë ka marrë një përgjegjësi të rëndë dhe me dëshirën e Zotit, do të vazhdojë e njëjta rrugë bashkëpunimi dhe zbatimi marrëveshjesh me qeverinë irakiane.

Tags