May 26, 2021 13:28 Europe/Tirane
  • Erakçi: Të gjitha palët negociatore janë të interesuar për zgjidhjen e çështjeve të rëndësishme të mbetura

Zv/ministri i punëve të jashtme të Iranit deklaroi se të gjitha palët negocitore janë të interesuar që çështjet e rëndësishme të mbetura të zgjidhen sa më shpejtë në negociatat mes Iranit dhe Grupit 4+1.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Sejed Abas Erakçi, zv/ministri i punëve të jashtme të Iranit, ditën e martë pas raundit të pestë të takimit të komisionit të përbashkët për marrëveshjen bërthamore, ka thënë: “Është arritur progres i madh në procesin e bisedimeve, mirëpo akoma kanë mbetur disa çështje të rëndësishme të pazgjidhura. Ne do të vazhdojmë negociatat derisa të sigurohen interesat e Iranit”.

Takimi i komisionit të përbashkët për marrëveshjen bërthamore u zhvilluar dje pasdite mes delegacioneve të Iranit dhe shteteve të Grupit 4+1 në Vjenë të Austrisë.

 

Tags