Gusht 01, 2023 20:59 Europe/Tirane
  • Nasrallah: Duhet të hakmerremi ndaj spiunit të Mossad-it që dogji Kuranin

Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut të Libanit u kërkoi të gjithë të rinjve myslimanë që të mos presin organizata dhe sindikata dhe të hakmerren ndaj personit që dogji Kuranin.

Më 28 qershor, nën mbrojtjen e policisë suedeze, refugjati irakian Salvan Momika dogji një kopje të Kuranit të Shenjtë para xhamisë së Stokholmit, pastaj përsëri shkeli Kuranin e Shenjtë para ambasadës së Irakut në Stokholm dhe hodhi parulla anti-islame. Sipas agjencisë së lajmeve Fars, Sejed Hasan Nasrallah, Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut, të martën pasdite në një fjalim me rastin e 13 Muharremit, në qytetin Al Nabatiya që ndodhet në jug të Libanit, tha se djegia e Kuranit të Shenjtë është një sfidë fyese për dy miliardë muslimanë dhe ky person që është spiun i Mossad-it nuk duhet të ofendojë muslimanët dhe kjo çështje tregon tradhtinë dhe hipokrizinë e Suedisë dhe të vendeve perëndimore në përgjithësi. Sejed Hasan Nasrallah dënoi heshtjen e disa vendeve të rajonit dhe të botës në lidhje me përdhosjen e Kuranit të Shenjtë. Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut tha se nëse Libani do të kishte pritur Organizatën e Bashkëpunimit Islamik dhe Ligën Arabe, edhe ky vend do të humbiste, por Libani u besoi miqve të tij të paktë, veçanërisht Republikës Islamike të Iranit dhe Sirisë, dhe nuk lejoi që të pushtohet. Nasrallah shtoi më tej se Suedia dhe Danimarka nuk janë vende që duhet t'i marrim parasysh. Jemi në kohën e fitores dhe i themi popullit palestinez të mos llogarisë te sundimtarët arabë, por vetëm në forcën dhe përpjekjet e rinisë së tij. Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut të Libanit deklaroi se sot boshti i rezistencës në Irak, Iran dhe Liban nuk do të lejojë që sionistët të shkatërrojnë Palestinën.

 

Tags