Dhjetor 17, 2023 19:51 Europe/Tirane
  • Al Jazeera e çon në Gjykatën e Hagës rastin e vrasjes së kameramanit të saj në Gaza

Kanali televiziv Al Jazeera planifikon të bëjë një ankesë kundër Izraelit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë të Holandës, për shkak të vrasjes së Samer Abu Dakeh, kameramanit të këtij kanali.

Në deklaratën e saj, Al Jazeera e quajti krim vdekjen e Abu Dakeh  dhe njoftoi se departamentit ligjor të këtij kanali të lajmeve iu kërkua ta dërgonte këtë çështje në Gjykatën e Hagës. Abu Dakeh ishte 45 vjeç dhe baba i katër fëmijëve . Trupi i tij u varros të shtunën (16 dhjetor). Sipas Al-Jazeera, ky kameraman vdiq në një sulm me dron izraelit në jug të Gazës dhe për shkak të përleshjeve intensive, forcat e shpëtimit nuk arritën t'i shpëtonin jetën dhe në fund, ata mundën vetëm ta nxirrnin trupin e tij nga rrënojat.

Në përgjigje të kritikave të mediave, ushtria izraelite mohoi akuzat për shënjestrimin e qëllimshëm të gazetarëve.

Një zëdhënës i ushtrisë izraelite tha: "Forcat izraelite kurrë nuk kanë shënjestruar qëllimisht gazetarët dhe nuk do ta bëjnë kurrë këtë."

Në justifikimin e vrasjes së gazetarëve në Gaza, ushtria izraelite argumenton se operimi në "një zonë lufte aktive" shoqërohet me rreziqe.

Zyra për media e qeverisë së Gazës njoftoi se që nga fillimi i luftës së regjimit izraelit kundër banorëve të Gazës më 7 tetor, 92 gazetarë janë martirizuar nga ushtria e regjimit okupator izraelit.

 

Tags