Mars 30, 2024 09:46 Europe/Tirane
  • Sejed Hassan Nasrallah fton njerëzit të marrin pjesë me entuziazëm në Ditën e Kodsit

Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut, duke i ftuar të gjithë që të marrin pjesë me entuziazëm në marshin e Ditës së Kodsit, u kërkoi të gjithëve që të luten për Gazën në këtë natë të Kadrit.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, Sejed Hassan Nasrullah, Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut në Liban, në një fjalim me rastin e natës së 19-të të Ramazanit dhe Natës së Kadrit, tha: Sonte nuk do të flas për politikë por përkundrazi kërkoj nga të gjithë që këtë vit të marrin pjesë masivisht në Ditën e Kodsit, e cila do të mbahet në kushte krejtësisht të ndryshme dhe me një prani entuziaste. Sejed Hassan Nasrullah tha se në fjalimin e Ditës së Kodsit do të flasë për zhvillimet në terren dhe ato politike. Ai tha: Sot ka nga ata që japin gjak ditë e natë për çështjen e shenjtë, ndaj shpresojmë që prania jonë të jetë e gjerë, e fortë dhe ashtu siç duhet. Sejed Hassan Nasrullah gjithashtu nga myslimanët, falësit dhe agjëruesit kërkoi që para Zotit të luten për shpëtimin dhe suksesin popullit të Palestinës, Libanit, Sirisë, Irakut dhe Jemenit, të cilët janë nën sulmet agresive të regjimit sionist dhe po kalojnë kushte të vështira. Nasrullah theksoi:  "Në të gjitha vështirësitë dhe incidentet, lutja është me ne dhe kjo konsiderohet pjesë e jetës dhe sjelljes sonë. Sot kemi nevojë për lutje sepse kur gjuajmë një shigjetë {në frontin e betejës}, Zoti na mbështet dhe na ndihmon." Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut të Libanit gjithashtu tha se martirizimi për ne është një nga shkallët e lumturisë dhe shpëtimit në rrugën drejt Zotit dhe kjo ka një pozitë të lartë tek Zoti dhe është burim begatie.

Tags