Nëntor 15, 2022 15:34 Europe/Tirane
  • Marrëveshja e Euro-Azisë, një kapitull i ri në zhvillimin e marrëdhëniet të Iranit me vendet e rajonit

Kryetari i Dhomës së Tregtisë, Industrisë dhe Minierave e Bujqësisë së Iranit ka deklaruar se nënshkrimi i marrëveshjes së Republikës Islamike të Iranit me Unionin e Euro-Azisë, është fillimi i një kapitulli të ri në marrëdhëniet e Iranit me vendet e rajonit, sidomos me Rusinë.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Gholamhusejn Shafi'i, kryetari i Dhomës së Tregtisë, Industrisë dhe Minierave e Bujqësisë së Iranit, në simpoziumin tregtar të Iranit dhe Rusisë në Teheran, duke thënë se vendet e rajonit duke u mbështetur në marrëdhënie të përbashkëta dhe të vjetra mes tyre, mund të krijojnë një të ardhme të përbashkët, deklaroi: "Qasja parimore e Iranit është partneriteti konstruktiv me vendet fqinjë o bazuar në zgjerimin e marrëdhënieve dhe lidhjeve ekonomike".

Shafi'i tha: "Burimet dhe kapacitetet e Iranit dhe Rusisë siç janë nafta dhe gazi, transporti detar në Liqenin Kaspik, qarkullimi në korridorin veri-jug, petrokimia, bujqësia, frutat e thata, tapeti, pajisjet shtëpiake, materialet ndërtimore, industria farmaceutike, shërbimet teknike dhe inxhinierike si dhe interesimi i të dy vendeve për bashkëpunim provincial; kanë krijuar rrethanat e mira për zgjerimin sa më shumë të shkëmbimeve tregtare dhe ekonomike mes të dy vendeve dhe rritja e konsiderueshme e eksporteve dhe importeve në vitin 2021 deri në 4 miliardë dollarë, tregon më së mirë këtë realitet".

Shafi'i duke thënë se nënshkrimi i marrëveshjes për tarifa preferuese të Iranit me Unionin Euro-Aziatik, ka hapur një kapitull të ri për marrëdhëniet e rajonit, deklaroi: "Gjithashtu janë duke u zhvilluar negociata edhe për tregtinë e lirë të Iranit me vendet anëtare të këtij unioni dhe me arritjen e një marrëveshje në këtë drejtim, atëherë do të zgjidhet një pjesë e rëndësishme e problemeve dhe vështirësive në këtë drejtim".

Tags