Prill 05, 2023 20:44 Europe/Tirane
  • Dështimi i negociatave të qeverisë franceze me sindikatat për reformën e ligjit të pensioneve

Përfaqësuesit e sindikatave të punëtorëve në Francë njoftuan dështimin e negociatave mes qeverisë së këtij vendi dhe sindikatave për reformat në ligjin e pensioneve.

Përfaqësuesit e sindikatave të punëtorëve në Francë, të cilët u takuan të mërkurën me kryeministren e vendit, Elizabeth Bourne, lidhur me kundërshtimin e tyre ndaj reformave mbi ligjin e pensioneve, njoftuan në përfundim të takimit dështimin e negociatave. Ata publikuan një deklaratë në të cilën thuhet se kryeministrja franceze theksoi domosdoshmërinë e zbatimit të reformave të planifikuara nga qeveria. Sindikatat e punëtorëve në Francë dënuan ashpër kokëfortësinë e qeverisë së vendit dhe pasi u takuan me Elizabeth Bourne, ato bënë thirrje për protesta të gjera mbarëkombëtare në rrugët e Francës më 6 prill. Populli francez ka muaj që proteston kundër reformave të qeverisë për ligjin e pensioneve.

 

Tags