Prill 15, 2023 08:27 Europe/Tirane
  • Ndryshimet e diskutueshme në ligjin e pensioneve, miratohen nga Këshilli Kushtetues francez

Këshilli Kushtetues i Francës miratoi të premten elementët kryesorë të reformës së diskutueshme të pensioneve të presidentit Emmanuel Macron.

Amendamentet e propozuara nga qeveria Macron në këtë ligj, që rrit moshën e daljes në pension nga 62 në 64 vjeç, u miratuan nga Këshilli pas gati tre muajsh protesta të shumta. Këshilli Kushtetues francez kundërshtoi gjashtë klauzola të këtyre reformave, të cilat nuk i konsideroi të nevojshme dhe hodhi poshtë kërkesën e opozitës për mbajtjen e referendumit për ligjin alternativ të pensioneve, që përcakton moshën e daljes në pension. Duke reaguar ndaj lajmit, ish-kandidati për president i Francës, Jean-Luc Melenchon deklaroi se "lufta do të vazhdojë", ndërsa kryetarja e Partisë së Gjelbër Marine Tondelier i cilësoi reformat si "të paligjshme". Këto reforma u miratuan ndërkohë që protestat në Francë kundër reformave të ligjit të pensioneve, vazhduan me grevat në sektorët e shërbimeve publike dhe demonstrata në rrugë. Protestat mbarëkombëtare në Francë kanë nisur që në janar pas planit të Macron për të rritur moshën e pensionit në këtë vend.

Tags