Nëntor 08, 2023 20:03 Europe/Tirane
  • Kombet e Bashkuara: 92 pjesëtarë të stafit tonë janë vrarë në Gaza

Një muaj pas fillimit të përleshjeve mes grupeve të rezistencës palestineze dhe regjimit sionist, Kombet e Bashkuara njoftuan se 92 punonjës të saj u vranë në Gaza dhe bëri thirrje edhe një herë për një armëpushim për hir të njerëzimit.

Sipas IRNA, Philip Lazzarini, Komisioneri i Përgjithshëm i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punën për Refugjatët Palestinezë (UNRWA), deklaroi sot (e mërkurë), se “vrasja e 92 kolegëve të OKB-së në Gaza është shumë e dhimbshme. Ne do ta ndiejmë gjithmonë mungesën e tyre”.

Komisioneri i Përgjithshëm i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punën për Refugjatët Palestinezë (UNRWA) theksoi: "Edhe një herë, po bëj thirrje për një armëpushim për hir të njerëzimit".

Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) njoftoi të martën se rreth 5000 njerëz u larguan në këmbë drejt Gazës jugore në një periudhë 4-orëshe të hënën.

Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare raportoi se rreth 1.5 milionë njerëz janë të zhvendosur brenda në Gaza.

 

Tags