Dhjetor 13, 2023 19:45 Europe/Tirane
  • Rusia: Perëndimi nuk dëshiron që palestinezët të krijojnë një shtet të pavarur

Rusia tha se Izraeli dhe aleatët e tij perëndimorë nuk duan që palestinezët të krijojnë një shtet të pavarur në territoret e pushtuara të Bregut Perëndimor dhe në Rripin e Gazës, i cili ka qenë nën bombardime intensive nga regjimi i Tel Avivit për më shumë se dy muaj.

Në fjalimin e tij në dhomën e lartë të parlamentit rus të mërkurën, ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov theksoi se bazuar në qëndrimet e miratuara nga regjimi izraelit dhe aleatët e tij perëndimorë, përfshirë Shtetet e Bashkuara, asnjëri prej tyre nuk dëshiron një shtet të pavarur palestinez.

“Duke gjykuar nga qëndrimi i mbajtur nga Perëndimi, ata nuk duan të krijohet një shtet palestinez. Të dhënat tona sugjerojnë se Perëndimi dhe qeveria aktuale izraelite nuk duan që Gaza të bashkohet me Bregun Perëndimor, siç kërkohet nga vendimi i OKB për krijimin e një shteti”, tha kryediplomati rus.

Lavrov gjithashtu iu referua Rezolutës 181 të Kombeve të Bashkuara si bazë për krijimin e një shteti të pavarur palestinez, pjesë e të cilit do të jetë Bregu Perëndimor i pushtuar me Kudsin Lindor si kryeqytet.

Megjithatë, regjimi pushtues sionist refuzon të njohë Palestinën si një shtet të pavarur dhe po ndërton vendbanime sioniste në zonat e pushtuara pavarësisht kundërshtimeve nga OKB-ja.

Lavrov theksoi se Moska beson se është e nevojshme një konferencë ndërkombëtare për zgjidhjen e çështjes së Lindjes së Mesme.

 

Tags