Prill 11, 2024 11:12 Europe/Tirane
  • Premtimi i Bidenit mes frikës së sulmit të Iranit ndaj

Duket se shqetësimet për sulmin hakmarrës të Iranit kundër Izraelit në përgjigje të shkatërrimit të ndërtesës së konsullatës së këtij vendi në Damask po rriten.

Ndërkohë, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden tha të mërkurën me orën lokale në një konferencë shtypi në Shtëpinë e Bardhë: "I thashë Benjamin Netanyahut, angazhimi i Amerikës është i hekurt për sigurinë e Izraelit përballë kërcënimeve të Iranit për të sulmuar Izraelin".

Në të njëjtën kohë me këto deklarata, presidenti amerikan, në lidhje me kërcënimet e Iranit për të kryer një sulm serioz kundër Izraelit pas sulmit ajror në ndërtesën e konsullatës së këtij vendi në Damask paralajmëroi dhe tha: "Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të garantuar sigurinë e Izraelit".

Këto fjalë janë shprehur pasi Irani ka premtuar se do t'i përgjigjet sulmit izraelit ndaj ndërtesës së tij konsullore në Damask, i cili u krye pak kohë më parë.

Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e tyre kanë frikë se sulmi i afërt mund të vijë në formën e një lëshimi rakete të drejtpërdrejtë nga Irani, dhe jo përmes forcave përfaqësuese (proxy) të tillë si Hezbollahu i Libanit.

Në sulmin e së hënës, më 1 prill 2024, aeroplanët e regjimit sionist shënjestruan me raketa ndërtesën e konsullatës së Republikës Islamike të Iranit në Damask, ku si pasojë e këtij krimi ranë dëshmorë komandantët e përkushtuar të mbrojtjes së vendeve të shenjta, gjeneral-brigade Muhamed Reza Zahedi dhe gjenerali Mohammad Hadi Haxhi Rahimi, dy prej komandantëve, veteranëve dhe këshilltarëve të lartë ushtarakë të Iranit në Siri si dhe 5 oficerë që i shoqëronin.

Premtimi i Bidenit për të mbështetur Izraelin në Shtëpinë e Bardhë u bë disa orë pasi Udhëheqësi Suprem i Revolucionit Islamik, Ajetollah Khamenei, në predikimin e tij të Fitër Bajramit në Teheran të mërkurën, iu referua sulmit të fundit të regjimit armik në seksionin konsullor të ambasadës iraniane në Damask (kryeqyteti i Sirisë) dhe tha: "Sipas ligjit ndërkombëtar, sulmi ndaj konsullatës dhe ambasadës së çdo vendi konsiderohet sulm ndaj territorit të atij vendi dhe regjimi këmbë e krye i ndyrë sionist duhet të dënohet për këtë krim dhe do të ndëshkohet".

 

 

Tags