Qershor 04, 2024 20:39 Europe/Tirane
  • Turqia humb interesimin për BE-në, dëshiron të bëhet anëtare e BRICS

Turqia ka shprehur dëshirën për t’u bërë pjesë e organizatës BRICS në vend të BE-së, ku në këtë fundit ka fituar statusin e shtetit kandidat që në vitin 1999.

Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan beson se BRICS mund të jetë një “alternativë e mirë për BE-në”.

“Sigurisht që do të donim të bëheshim anëtar i BRICS-it. Le të shohim se si do të shkojnë gjërat këtë vit”, tha ai gjatë një vizite në Kinë, raportoi agjencia e lajmeve Anadoli.

Ankaraja synon fillimisht të marrë pjesë në takimin ministror të organizatës që mbahet javën e ardhshme në Rusi.

Kremlini ka përshëndetur interesimin e shtetit turk për tu bërë pjesë e BRICS-it, ku lider kryesor është Rusia dhe Kina.

BRICS është një bllok i ekonomive në zhvillim, i cili përfshin Brazilin, Rusinë, Indinë, Kinën dhe Afrikën e Jugut, dhe së fundmi ka pranuar Arabinë Saudite, Argjentinën, Etiopinë, Iranin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe si anëtarë të plotë.

 

Tags