May 19, 2020 22:08 Europe/Tirane
  • Putin i gatshëm të zgjerojë lidhjet me Iranin në kuadër të UEE

Presidenti rus Vladimir Putin ka insistuar në zgjerimin dhe vazhdimin e bashkëpunimit të Bashkimit Ekonomik Euraziatik me partnerët e jashtëm.

Në një takim të Këshillit të Lartë Ekonomik Euraziatik me anë të videokonferencës, presidenti rus tha të martën se bashkëpunimi i Bashkimit Ekonomik Euraziatik me Iranin, Kinën dhe vendet e tjera duhet të vazhdojë. Presidenti rus tha se Bashkimit Ekonomik Euraziatik tashmë ka lidhur marrëveshje të rëndësishme ndërkombëtare me Kinën, Vietnamin, Iranin, Serbinë. Bashkimi Ekonomik Eurasiatik dhe Irani nënshkruan një marrëveshje për tregtinë e lirë më 17 maj 2018, e cila ka pasur një ndikim të rëndësishëm pozitiv në rritjen e tregtisë midis Iranit dhe vendeve anëtare të këtij bashkimi, veçanërisht me një ulje të tarifave doganore.

 

Tags