May 26, 2024 20:16 Europe/Tirane
  • Mbështetësit e Palestinës: Të gjithë sionistët janë terroristë

Në vazhdim të mbështetjes popullore për Gazën në pjesë të ndryshme të botës, qindra njerëz nga Suedia dhe Australia dolën në rrugë.

Mijëra australianë dolën në rrugët e Melburnit për të dënuar krimet e kryera nga regjimi sionist në Rripin e Gazës. Qindra suedezë gjithashtu dolën në rrugët e Stokholmit për të mbështetur popullin palestinez në Gaza dhe për të dënuar krimet e regjimit sionist. Në këto demonstrata ata kërkuan ndalimin e menjëhershëm të luftës në Gaza. Në të njëjtën kohë, më shumë se 3000 aktivistë pro-palestinezë nga e gjithë bota u mblodhën për të marrë pjesë në "Konferencën Popullore për Palestinën" në Detroit, qyteti më i madh në shtetin amerikan të Miçiganit.  Përveç shprehjes së solidaritetit me popullin palestinez, ata bënë thirrje për t'i dhënë fund gjenocidit, kërkuan heqjen e bllokadës së Rripit të Gazës dhe ndërprerjen e ndihmës amerikane për regjimin sionist.

Tags