Gusht 01, 2021 17:07 Europe/Tirane
  • Izraelitët protestojnë kundër kufizimeve të pandemisë Korona

Me qindra kolonë sionist në territoret e pushtuara përsëri kanë protestuar kundër fushatës së vaksinimit të programuar nga regjimi sionist dhe kundër vendosjes së kufizimeve të reja për t’u përballur me virusin Korona.

Franc 24 në gjuhën arabe ka njoftuar se autoritetet e regjimit sionist në vendimin e tyre të fundit, kanë urdhëruar marrjen e dozës së tretë të vaksinës kundër virusit Korona për personat e moshuar në territoret e pushtuara për t’u përballur me valën e re të përhapjes së virusit Korona. Nitzan Harowitz, ministri i shëndetësisë së regjimit sionist, në një intervistë me kanalin 12 të televizionit të regjimit sionist, ka thënë se ai synon të krijojë balancim mes mbrojtjes së shëndetit publik dhe kushteve jetësore dhe ekonomia nuk duhet të mbyllet, por me çfarëdo çmimi duhet shmangur karantinën.  

Në territoret e pushtuara së fundi ka filluar injektimi i dozës së tretë të vaksinës për personat e moshuar dhe përsëri është bërë detyrim përdorimi i maskës në vendet publike. Gjithashtu për të hyr në ambiente të mbyllura, izraelitët duhet të paraqesin certifikatën e marrjes së vaksinës. Ministria e shëndetësisë së regjimit sionist ka deklaruar se ditën e premte janë regjistruar 2435 raste të reja të infektuara me virusin Korona që është shifra më e lartë që nga muaji mars e deri më tani dhe kjo është për shkak se varianti Delta po përhapet me shpejtësi shumë të madhe në territoret e pushtuara.

 

Tags