Korrik 12, 2021 20:15 Europe/Tirane
  • Borrell: Deklaratat anti-iraniane të kryeministrit slloven nuk janë qëndrimi i Bashkimit Evropian

Shefi i politikës së jashtme të BE të hënën në mbrëmje tha se deklaratat e papranueshme dhe jo diplomatike të kryeministrit slloven Janez Janša në takimin virtual të grupit terrorist të hipokritëve të MEK nuk janë qëndrimi zyrtar i Bashkimit Evropian.

Pas takimit të ministrave të jashtëm të BE, Joseph Borrell tha: Të Dielën, këtë cështje ja shtrova edhe Ministrit të Jashtëm të Republikës Islamike të Iranit, Muhamed Javad Zarif, duke vënë në dukje se pozicioni i një kryeministri evropian, edhe nëse ai mban presidencën e Këshillit të Evropës, nuk pasqyron pozicionin e Bashkimit Europian.  Në fushën e politikës së jashtme, Presidenti i Këshillit të Evropës Charles Michel është zyrtari që përcakton pozicionet zyrtare të Bashkimit Evropian" tha Borrell. Pas pjesmarrjes dhe ekzagjerimeve të kryeministrit slloven në takimin virtual të grupit terrorist të hipokritëve të MEK, të Dielën në mbrëmje Ministri i Jashtëm i Republikës Islamike të Iranit, Muhamed Javad Zarif, kontaktoi me Josep Borrell dhe pasi dënoi veprimin e papranueshëm të kyeministrit slloven, kërkoi që Bashkimi Evropian të mbajë një qëndrim të qartë mbi këtë çështje. Në përgjigje, Joseph Borrell pasi shprehu keqardhje për deklaratat e kryeministrit slloven, deklaroi se ato që u thanë në takim në asnjë mënyrë nuk janë qëndrimi i BE-së në marrëdhëniet me Republikën Islamike të Iranit. Ndërkohë, të Dielën, Ambasadorja Sllovene në Teheran, Kristina Radia, u thirr nga Drejtori i Përgjithshëm i Evropës Lindore në Ministrinë e Jashtme të Iranit të cilës iu dorëzua një notë e ashpër proteste e Republikës Islamike të Iranit.

 

Tags