Qershor 10, 2024 10:29 Europe/Tirane
  • Irani merr pjesë në takimin e ministrave të jashtëm të grupit BRICS në Rusi

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit tha: "BRICS është organizata më e madhe ndërkombëtare ekonomike dhe tregtare që po luan një rol jashtë kornizës së njëanshmërisë perëndimore me praninë e vendeve të rëndësishme."

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve ISNA, Ali Bagheri u tha gazetarëve pas mbërritjes së tij në qytetin rus Nizhny Novgorod për të marrë pjesë në takimin e ministrave të jashtëm të BRICS-it, i cili do të mbahet të hënën dhe të martën e kësaj jave në këtë vend: "Ky është takimi i parë në nivel të ministrave të Punëve të Jashtme të BRICS-it, që zhvillohet pas anëtarësimit zyrtar të Iranit në këtë grup."

Ai theksoi: "Grupi BRICS është organizata më e madhe ndërkombëtare ekonomike dhe tregtare që po luan një rol jashtë kornizës së unilateralizmit perëndimor me praninë e vendeve të rëndësishme dhe prania e Republikës Islamike të Iranit në këtë grup tregon pozicionin dhe rëndësinë e vendit tonë në rendin shumëpalësh."

Duke theksuar se anëtarësimi i Iranit në BRICS është një trashëgimi e qëndrueshme e dëshmorëve të shtrenjtë Ajetollah Raisi dhe Amir-Abdullahian, Bagheri tha: "Ne do të marrim pjesë aktive në mbledhjet e sotme të BRICS-it, gjithashtu edhe në margjinat e takimit, në takimet dypalëshe me vende të ndryshme, ku do të konsultohemi në lidhje me çështjet dypalëshe, rajonale dhe globale."

BRICS është emri i një grupi vendesh të udhëhequra nga fuqitë ekonomike në zhvillim, akronimi i të cilit përbëhet nga shkronjat e para të emrave (në anglisht) të Brazilit, Rusisë, Indisë, Kinës dhe Afrikës së Jugut.

Dita e parë e këtij takimi, sot, këtë të hënë, është për ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të grupit BRICS.

 

Tags