Prill 05, 2024 19:01 Europe/Tirane
  • Prania e krerëve të tri institucionever të Iranit në procesionin e Ditës së Kodsit

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, duke marrë pjesë në marshimin e Ditës Botërore të Kodsit, tha: Prezenca e njerëzve në marshin e Ditës së Kodsit shënon shkatërrimin e regjimit sionist.

Sipas IRNA, Sejid Ebrahim Raisi, Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, deklaroi se marshuesit e Ditës Botërore të Kodsit janë të njëjtët njerëz që recituan Kuran në ditët e kaluara dhe sot po deklarojnë urrejtjen e tyre ndaj regjimit sionist në rrugët e qyteteve dhe fshatrave dhe tha: Ne jemi të sigurt se kjo ndjenjë vjen nga zemrat, dhe klithmat e tyre do të çojë patjetër në shkatërrimin e regjimit sionist dhe ngritjen e dinjitetit të popullit palestinez dhe myslimanëve të botës. Raisi, duke marrë pjesë në marshimin e Ditës Ndërkombëtare të Kodsit duke iu përgjigjur pyetjes se sot jemi dëshmitarë të një prej ditëve më të ndryshme të Kodsit dhe cilat do të jenë pasojat e kësaj pranie? Ai shtoi: Kështu ishte caktuar nga Zoti që gjeneral Rashid Islami nga Korpusi i Kodsit të binte dëshmor në ditën e martirizimit të Imam Aliut (as) dhe të varrosej në ditën e Kodsit për t'i dhënë një efekt të veçantë kësaj dite. Presidenti i Republikës së Iranit gjithashtu theksoi se Imam Khomeini e prezantoi sinqerisht të premten e fundit të muajit të Ramazanit si ditë të shenjtë dhe tha: Sot ne shohim në rrugë një brez që nuk ka qenë i pranishëm në kohën e imamit.  Këta janë një brez që nuk e pa Khomeinin dhe as ditët e para të revolucionit, por ata kanë ardhur këtu për të dënuar krimet e regjimit sionist për 75 vjet dhe, dashtë Zoti, do të jetë një fitore e sigurt për popullin palestinez dhe myslimanët. Lidhur me këtë, Kryetari i Këshillit Islamik të Iranit, Muhamed Bakir Ghalibaf, mori pjesë në marshimin e Ditës Botërore të Kodsit dhe në varrimin e dëshmorëve të Seksionit Konsullor të Ambasadës iraniane në Siri, duke dënuar krimet e regjimit sionist në Palestinë dhe Gaza. Ghalibaf, duke theksuar se rëndësia e Palestinës, të drejtave të njeriut dhe uniteti i frontit të Umetit Islamik po rritet dita ditës për botën, shtoi: Prania e popullit të Iranit dhe e njerëzve nga e gjithë bota në Ditën Botërore të Kodsit,  tregoi se Dita e Kodsit e këtij viti është e ndryshme nga vitet e mëparshme. Kryetari i Këshillit Islamik të Iranit tha: Arsyeja e kësaj karakteristike është se regjimi sionist tregoi natyrën e tij djallëzore dhe vërtetoi se jo vetëm nuk u përmbahet të drejtave të njeriut dhe ligjeve ndërkombëtare, por vetëm kryen krime dhe vret njerëz të pambrojtur. Muhamed Baker Ghalibaf po ashtu theksoi se çështja e Palestinës nuk është vetëm çështje e botës islame, por edhe e njerëzimit dhe shprehu shpresën se ky zgjim në botë, veçanërisht në botën islame, mund të çojë në shkatërrimin e këtij tumori kanceroz dhe shkatërrimin e regjimit sionist. Kryetari i Këshillit gjithashtu e konsideroi pjesëmarrjen masive të njerëzve në marshin e Ditës së Kodsit si një mesazh të fortë për sionistët uzurpues dhe tha: Kombi iranian do të hakmerret për vrasjen e martirëve nga regjimi sionist që po shkatërrohet. Shefi i Gjyqësorit të Republikës Islamike të Iranit, Ajetollah Islam Mohseni, sot, të premten, që përkon me Ditën Ndërkombëtare të Kodsit, u shfaq në marshimin madhështor të kësaj dite në Teheran, përkrah popullit islamik të Iranit që falet dhe agjëron, dhe tha: Krimet sioniste në Gaza dhe veprimet e tyre të çmendura në rajon, vijnë nga dëshpërimi dhe pafuqia dhe ky regjim i mallkuar po kalon ditët e tij të fundit. Kreu i gjyqësorit të Iranit deklaroi: Çdo qenie njerëzore që ka ndërgjegje dhe emocione ndihet përgjegjëse për ngjarjet që po ndodhin në Gaza, prandaj Dita e Kodsit këtë vit do të festohet jo vetëm në vendet islame, por edhe në vendet perëndimore. Qeveritë janë mbështetësit e regjimit brutal sionist. Populli u ngrit kundër kriminelëve sionistë dhe përkrahësve të tyre dhe Dita e Kodsit e këtij viti do të jetë padyshim një pikë kthese në historinë e rezistencës islame kundër uzurpatorëve sionistë.

 

Tags