Prill 26, 2024 07:00 Europe/Tirane
  • Irvani: Mënyra e vetme për sigurinë në rajon është t'i jepet fund aktiviteteve të Izraelit

Ambasadori dhe përfaqësuesi i përhershëm i Republikës Islamike të Iranit në Kombet e Bashkuara tha: Mënyra e vetme për të kthyer sigurinë në rajon është t'i jepet fund aktiviteteve destabilizuese të Izraelit.

Sipas Agjencisë së Lajmeve Mehr, Amir Said Irvani, Ambasador dhe Përfaqësues i Përhershëm i Republikës Islamike të Iranit në Kombet e Bashkuara, të enjten në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara lidhur me situatën në Lindjen e Mesme (Siri) tha: Situata humanitare në Siri është ende e rëndë. Sipas raportit të fundit të OKB-së, 70% e popullsisë siriane ka nevojë për ndihmë urgjente humanitare. Ai tha: Dhënia e ndihmës së menjëhershme është kritike dhe përpjekjet duhet të përqendrohen në rindërtimin e infrastrukturës, krijimin e kushteve për kthimin e sigurt të refugjatëve dhe personave të zhvendosur brenda vendit dhe avancimin e procesit politik. Irvani theksoi: Fatkeqësisht, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre kanë zgjedhur të mbyllin njërin sy ndaj situatës humanitare. Ata përdorin sanksionet si një mjet për të arritur qëllime të cilat nuk mund t'i arrinin përmes kanaleve ushtarake apo diplomatike. Përfaqësuesi i Përhershëm i Iranit në Kombet e Bashkuara shtoi: Republika Islamike e Iranit kërkon anulimin e menjëhershëm të sanksioneve të njëanshme. Vazhdimi i veprimeve të tilla çnjerëzore ndëshkon të gjithë popullsinë siriane dhe rëndon gjendjen e shtresave më të cenueshme të shoqërisë. Diplomati i lartë i Republikës Islamike të Iranit në Kombet e Bashkuara gjithashtu tha: Republika Islamike e Iranit dënon edhe një herë me forcë sulmet frikacake terroriste të regjimit izraelit më 1 prill 2024 kundër objekteve tona diplomatike në Damask.

Tags