Qershor 30, 2024 11:39 Europe/Tirane
  • Spanja dhe Kili i bashkohen ankesës së Afrikës së Jugut kundër regjimit sionist

Qeveritë e Spanjës dhe Kilit njoftuan se do t'i bashkohen ankesës së Afrikës së Jugut kundër regjimit sionist për kryerjen e krimit të gjenocidit në Rripin e Gazës.

Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, qeveria e Spanjës, si vendi i parë evropian, kërkoi t'i bashkohet ankesës së Afrikës së Jugut kundër regjimit sionist fëmijë-vrasës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Ministria e Punëve të Jashtme spanjolle në një deklaratë njoftoi se ka dorëzuar një peticion zyrtar për t'iu bashkuar ankesës së Afrikës së Jugut kundër regjimit sionist në Gjykatën e Hagës në lidhje me gjenocidin në Gaza. Lidhur me këtë, qeveria e Kilit të shtunën se njoftoi i bashkohet kësaj ankese. Ky veprim i Kilit erdhi për shkak të gjenocidit të pushtuesve të Kodsit ndaj popullit të shtypur në Gaza. Në fund të dhjetorit 2023, Afrika e Jugut paraqiti një ankesë kundër regjimit sionist në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për shkeljen e marrëveshjes për ndalimin e krimit të gjenocidit. Tani, për shkak të asaj që ndodhi në Gaza, Gjykata Penale Ndërkombëtare ka lëshuar një kërkesë për të ndjekur penalisht Benjamin Netanyahu, kryeministrin e regjimit sionist dhe Yoav Galant, ministrin e luftës të këtij regjimi. Më pas, një numër vendesh, duke përfshirë Kubën, Nikaraguan, Belgjikën, Kolumbinë, Turqinë, Libinë, Egjiptin, Maldivet, Meksikën, Irlandën dhe Spanjën kanë shprehur interesimin që t'i bashkohen këtij rasti. Lufta e regjimit sionist kundër popullit të Gazës ka vazhduar që nga 7 tetori 2023 dhe ka lënë më shumë se 124,000 dëshmorë dhe të plagosur dhe më shumë se 10,000 palestinezë janë të zhdukur për shkak të shkatërrimeve, ndërkohë që uria ka çuar në vdekjen e dhjetëra fëmijëve.  Megjithatë, Tel Avivi vazhdon këtë luftë ndërsa Këshilli i Sigurimit ka nxjerrë një rezolutë që kërkon ndalimin e menjëhershëm të luftës në Gaza.

Tags