Korrik 20, 2021 14:42 Europe/Tirane
  • Grupi terrorist ISIS merr përgjegjësinë për shpërthimin në qytezën Sadr të Bagdadit

Grupi terrorist ISIS ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin terrorist të kryer në qytezën Sadr në lindje të Bagdadit ku me dhjetëra persona mbetën të vrarë dhe të plagosur.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se qyteza Sadr në lindje të Bagdadit, të shtunën pasdite u përball me një shpërthim të një bombe në një treg me qarkullim të dendur të njerëzve ku si pasojë me dhjetëra persona u vrarë ose u plagosen.

Si pasojë e shpërthimit të një bombe në tregun Al-Vahilat në qytezën Sadr të Bagdadit, janë vrarë të paktën 30 persona dhe janë plagosur rreth 60 të tjerë.

Kjo është në kohën kur ditën e diele u publikua një letër në rrjetet sociale në të cilën ishte paralajmëruar se grupi terrorist ISIS sipas të gjitha gjasave do të kryejë sulme terroriste gjatë ditëve të festës së Bajramit të Kurbanit në zona të ndryshme të Bagdadit duke përfshirë qytezën Sadr, Kazemije, Al-Sha’b dhe Al-Sho’le. Kjo çështje është bërë shkak që përdoruesit e rrjeteve sociale kanë kritikuar autoritetet për vonesën në marrjen e masave të sigurisë kundër sulmeve të tilla terroriste.

Qyteza Sadr në lindje të Bagdadit sidomos tregjet e saj me qarkullim të dendur të njerëzve gjatë muajve të fundit ka qenë arenë e disa sulmeve dhe veprimeve destruktive.

Tags