Shkurt 21, 2024 20:24 Europe/Tirane
  • Forca Tokësore e IRGC merr në dorëzim dronët e rinj kamikazë

Forcat Tokësore të Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit (IRGC) kanë marrë në dorëzim dronët e rinj kamikazë të sofistikuar dhe mjete ajrore luftarake pa pilot (UAV), që paraqesin teknologji më të fundit të përshtatshme për operacione kundër objektivave armike.

Dronët kamikazë Shahed 131 dhe dronët luftarakë Ababil-5 iu furnizuan Gardës Revolucionare gjatë një ceremonie ku morën pjesë komandantë të lartë të IRGC-së dhe figura të tjera të larta ushtarake.

Dronët e sofistikuar të prodhimit vendas supozohet të forcojnë aftësitë e vëzhgimit të Forcave Tokësore të IRGC-së dhe ta ndihmojnë atë të përballë kërcënimet e paraqitura nga grupet terroriste anti-iraniane.

Gjatë stërvitjes ushtarake në shkallë të gjerë 'Profeti i Madh 15'  e zhvilluar  në janar, Forcat Ajrore të IRGC publikuan pamjet video të dronëve të rinj , duke treguar shkatërrimin e suksesshëm të objektivave të ndryshëm nga droni Shahed-131.

Kjo shënoi prezantimin e parë publik të efektivitetit të dronit të ri në skenarë luftarakë.

Droni Shahed-131 me përmasa 2.6 metra gjatësi dhe 2.2 metra gjerësi, dallohet nga karakteristikat unike të dizajnit. Ai peshon 135 kilogramë dhe mund të sulmojë objektivat në një rreze prej 900 kilometrash.

Droni luftarak Ababil-5 ndan elementë të dizajnit me paraardhësit e tij në familjen  e dronëve Ababil, duke përfshirë modelet Ababil-3 dhe Mohaxher-6.

Krahët më të shkurtër e lejojnë dronin Ababil-5 të mbajë një ngarkesë më të rëndë armësh.

 

Tags