May 24, 2024 08:06 Europe/Tirane
  • Publikohet raporti i parë i aksidentit me helikopter të Presidentit të Iranit

Është publikuar raporti i parë i Komitetit Suprem për hetimin e përmasave dhe shkaqeve të aksidentit të helikopterit që mbante Presidentin e Republikës Islamike të Iranit dhe delegacionin e tij shoqërues.

Sipas IRNA, Qendra e Komunikimit e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura iraniane publikoi raportin e parë të Komitetit Suprem që heton përmasat dhe shkaqet e aksidentit të helikopterit që mbante Presidentin dhe delegacionin e tij shoqërues. Në këtë deklaratë thuhet se helikopteri ka qenë në shtegun e caktuar të fluturimit në momentin e aksidentit dhe në pjesët e mbetura të helikopterit nuk janë gjetur shenja plumbash apo sende të ngjashme. Ky raport thotë se helikopteri ka marrë flakë pasi është rrëzuar nga lartësia. Raporti tha se piloti i fluturimit kontaktoi dy helikopterët e tjerë që ishin me të rreth një minutë e gjysmë përpara rrëzimit, por nuk tha nëse thirrja ishte një emergjencë. Gjithashtu, për shkak të kompleksitetit të zonës, mjegullës dhe temperaturës së ulët, operacioni i zbulimit u zgjat dhe vazhdoi gjatë gjithë natës, dhe të hënën në mëngjes (në orën 5 të mëngjesit me ndihmën e dronëve iranianë), u zbulua vendndodhja e saktë e aksidenti dhe forcat e operacioneve të  zbulimit tokësor shkuan në atë pozicion. Në fund përkujtohet se janë mbledhur një pjesë e konsiderueshme e fakteve lidhur me aksidentin e helikopterit të përmendur dhe për shqyrtimin e disa pjesëve dhe dokumenteve duhet më shumë kohë, të cilat do t'i njoftohen kombit revolucionar pasi të përgatitet raporti i ekspertëve.

 

Tags