May 25, 2024 10:26 Europe/Tirane
  • Vazhdojnë sulmet me dron të rezistencës irakiane në portin Eilat të Izraelit

Grupi i Rezistencës Islamike të Irakut me disa sulme me dronë shënjestroi një objektiv të rëndësishëm në portin Eilat të regjimit sionist.

Sipas Agjencisë së Lajmeve Mehr, Rezistenca Islamike e Irakut në një deklaratë njoftoi se luftëtarët e këtij grupi kanë shënjestruar një objektiv të rëndësishëm në portin Eilat, që ndodhet në jug të territoreve të pushtuara palestineze. Rezistenca Islamike e Irakut në këtë deklaratë theksoi se në mbështetje të popullit të Gazës dhe në përgjigje të krimeve të regjimit sionist, ka sulmuar një objektiv të rëndësishëm në Palestinën e pushtuar. Sipas njoftimit të Rezistencës Islamike të Irakut, ajo ka sulmuar me dron edhe portin “Umm al-Rasharash”. Grupi i Rezistencës Islamike irakiane më 21 maj me një dron shënjestroi një objektiv jetik në Eilat. Rezistenca Islamike e Irakut ka kryer më shumë se 240 sulme në 90 objektiva në Irak, 65 sulme ndaj objektivave në territoret e pushtuara dhe 88 sulme ndaj objektivave në Siri. Rezistenca islamike e Irakut insiston në vazhdimin e operacioneve të saj kundër pozicioneve të armikut.alestinën.

Tags