May 24, 2024 19:15 Europe/Tirane
  • Reagimi i Madridit ndaj ndalimit të Tel Avivit për ofrimin e shërbimeve të konsullatës spanjolle për popullin palestinez

Madridi ka reaguar ndaj ndalimit të Tel Avivit për ofrimin e shërbimeve konsullore spanjolle për popullin palestinez.

Sipas Agjencisë iraniane të Lajmeve Studentore (ISNA), Ministri i Jashtëm spanjoll Jose Manuel Albares, në përgjigje të ndalimit të Tel Avivit për ofrimin e shërbimeve për popullin palestinez nga Konsullata spanjolle në Kods, tha se askush nuk do ta ndalojë qeverinë spanjolle nga kërkimi i një armëpushimi të menjëhershëm dhe zyrtar. Njohja e shtetit të pavarur të Palestinës nuk do të shkaktojë panik. Albares shtoi se situata në Rripin e Gazës nuk e lejon atë të presë më për formimin e një shteti të pavarur palestinez. Ministri i Jashtëm izraelit, Israel Kats, e ndaloi Konsullatën Spanjolle në Kods të ofrojë shërbime për palestinezët pasi Madridi njohu shtetin e pavarur të Palestinës. Spanja së bashku me Norvegjinë dhe Irlandën njohën shtetin e Palestinës. Palestina është aktualisht anëtare vëzhguese e Kombeve të Bashkuara dhe po përpiqet për anëtarësim të plotë në këtë organizëm ndërkombëtar. Deri më tani, 143 vende e kanë njohur Palestinën.

 

Tags