May 25, 2024 10:26 Europe/Tirane
  • Kombet e Bashkuara: Mbahet një ceremoni përkujtimore në emër të dëshmorit Raisi

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara do të mbajë një ceremoni përkujtimore për të nderuar kujtimin e Sejed Ebrahim Raisi, presidentit martir të Iranit dhe ekipit të tij shoqërues.

Sejed Ebrahim Raisi, presidenti i tetë i Republikës Islamike të Iranit, të dielën në mbrëmje (19 maj 2024) pësoi një aksident ajror gjatë kthimit nga ceremonia e hapjes së Digës Qiz Qalasi në qytetin e Tabrizit, në rajonin Varzeghan pjesë e provincës Azerbajxhani Lindor, në veriperëndim të Iranit, së bashku me Hussein Amir Abdollahian, Ministër i Punëve të Jashtme dhe disa shoqërues të tjerë. Sipas IRNA, Dennis Francis, kryetari i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dje (e premte) përmes një deklarate njoftoi se në Asamblenë e Përgjithshme do të mbahet një ceremoni përkujtimore për nder të dëshmorit Sejed Ibrahim Raisi dhe shoqëruesve të tij dhe tha se kjo ceremoni do të mbahet të enjten më 30 maj në orën 10 me orën me orën lokale në sallën kryesore të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.  “Dennis Francis” mbrëmjen e së enjtes së kaluar, shkoi në zyrën përfaqësuese të Republikës Islamike të Iranit në Nju Jork dhe nënshkroi memorialin diplomatik për të nderuar kujtimin e dëshmorit Sejed Ebrahim Raisi, presidentit të ndjerë të Iranit, si dhe të Hussein Amir Abdollahian ministri i jashtëm. Më herët, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së mbajti një minutë heshtje në nderim të Presidentit dëshmor të Iranit Sejed Ebrahim Raisi dhe shoqëruesve të tij, përfshirë Hussein Amir Abdollahian, Ministrin e Punëve të Jashtme të Iranit, të cilët humbën jetën gjatë rrëzimit të helikopterit. Më parë, Këshilli i Sigurimit i OKB-së mbajti një minutë heshtje për nder të presidentit martir dhe ministrit të Jashtëm iranian dhe shoqëruesve të tyre dhe flamuri i OKB-së u ul në gjysmështizë. Gjithashtu, deri më tani, ambasadorë dhe përfaqësues të më shumë se 50 vendeve i kanë bërë nderimet e tyre për presidentin martir dhe ministrin e Jashtëm të Iranit duke nënshkruar memorial në selinë e përfaqësisë së Iranit në Kombet e Bashkuara.

Tags