May 25, 2024 10:26 Europe/Tirane
  • Punonjësit e BE-së kritikojnë indiferencën e bashkimit ndaj ngjarjeve në Gaza

Në një letër, punonjësit e institucioneve dhe agjencive të BE-së kritikuan indiferencën e BE-së ndaj ngjarjeve në Gaza.

Sipas gazetës britanike "Guardian", punonjësit e institucioneve dhe agjencive të Bashkimit Evropian nënshkruan një letër në të cilën shprehën "shqetësimin e tyre në rritje" për indiferencën e Bashkimit Evropian në trajtimin e krizës humanitare në Gaza dhe theksuan se kjo është në kundërshtim me vlerat kryesore të Unionit dhe bie ndeshem me qëllimin e për promovimin e paqes. Letra, drejtuar tre zyrtarëve të lartë të BE-së, citon vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe thotë se sipas Konventës së Gjenocidit ekziston një rrezik real për palestinezët. Letra nga stafi i institucioneve dhe agjencive të BE-së paralajmëronte se "indiferenca e vazhdueshme e BE-së ndaj gjendjes së vështirë të palestinezëve", shton rrezikun e një rendi tjetër botëror në të cilin përdorimi absolut i forcës zëvendëson rendin të bazuar në rregulla, siguri, integritet territorial dhe pavarësi.

Tags