May 25, 2024 20:48 Europe/Tirane
  • Olmert: Izraeli as nuk mund të arrijë fitore në Gaza dhe as të shkatërrojë Hamasin

Ish-kryeministri i regjimit sionist deklaroi se Izraeli as nuk mund të arrijë fitore në Gaza dhe as të shkatërrojë Hamasin.

Ish-kryeministri izraelit, Ehud Olmert, bëri thirrje të shtunën për t'i dhënë fund "luftës së stagnuar" në Gaza, duke theksuar se nuk ka asnjë shans "për të arritur një fitore të plotë apo për shkatërrim të plotë të Hamasit", raporton agjencia Anadolu.

Në një intervistë me transmetuesin publik izraelit KAN, Olmert tha se "operacioni ushtarak në Rafah duhet të ndalet".

Ai theksoi se lufta në Gaza duhet të ndalet për të lejuar kthimin e pengjeve.

Olmert tha se luftimet në Gaza "nuk i shërbejnë aspak interesave të Izraelit, por i shërbejnë kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe disa anëtarëve ekstremistë të qeverisë së tij".

Ky politikan izraelit këshilloi gjithashtu Benny Gantz dhe Gadi Eisenkot të jepnin dorëheqjen nga kabineti i Netanyahut dhe shtoi: "Izraeli nuk ka asnjë shans real për të arritur fitoren e plotë në Gaza ose shkatërrimin e plotë të Hamasit".

 

Tags