Korrik 01, 2024 08:52 Europe/Tirane
  • Bagheri: Rezistenca në Liban është plotësisht e përgatitur për t'u përballur me kërcënimet e regjimit sionist

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Iranit bisedoi dhe u konsultua në telefon me ministrin e Jashtëm të Turqisë për çështjet e marrëdhënieve dypalëshe dhe zhvillimet e fundit në lidhje me krimet e kryera nga sionistët kundër popullit palestinez.

Sipas ISNA, Ali Bagheri në një bisedë telefonike me Hakan Fidan, duke iu referuar krimeve barbare të regjimit pushtues të Kodsit kundër popullit të Gazës, tha: Kërcënimet e regjimit sionist ndaj Libanit janë vazhdimësi e krimeve të këtij regjimi ndaj popullit të Gazës. Bagheri u shpreh: Ashtu sikurse pas 9 muajsh, sionistët nuk janë në gjendje të rikthejnë gjendjen në situatën para 7 tetorit, ata duhet ta dinë se çdo gabim i ri që do të bëjnë në Liban do të krijojë kushte të reja në nivel rajonal në dëm të sionistëve, të cilat nuk mund të ndryshojnë as me vrasje dhe krime. Në një pjesë tjetër të kësaj bisede, shefi i shërbimit diplomatik vuri në dukje dhe theksoi nevojën e zgjerimit të transportit hekurudhor ndërmjet dy vendeve dhe tha: Aktivizimi i kapaciteteve tregtare dhe ekonomike mes dy vendeve do të garantojë siguri të qëndrueshme. Në këtë intervistë, ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan falënderoi Republikën Islamike të Iranit për vëmendjen e veçantë ndaj çështjes palestineze dhe kritikoi krimet e kryera nga regjimi pushtues i Kodsit kundër popullit të Gazës. Gjenocidi në Gaza vazhdon dhe komuniteti ndërkombëtar është i pafuqishëm për të parandaluar vazhdimin e krimeve të regjimit sionist. Fidan theksoi përdorimin e kapaciteteve të organizatave rajonale si grupi D8 në çështjen palestineze dhe shtoi: Bashkëpunimi Teheran-Ankara për çështjen e Palestinës dhe ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit të rajonit është shumë i rëndësishëm. Ministri i Jashtëm i Turqisë gjithashtu theksoi zgjerimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe përshëndeti zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e transportit hekurudhor dhe avancimin e marrëdhënieve në kuadër të mekanizmave rajonalë.

Tags