May 26, 2024 20:18 Europe/Tirane
  • Nis punën legjislatura e 12-të e Parlamentit Islamik të Iranian, në atmosferën e martirizimit të kreut të qeverisë së 13-të

Parlamenti i dymbëdhjetë do të fillojë punën nesër, më 7 Azar dhe ceremonia e hapjes së tij do të bëhet në atmosferën e krijuar nga martirizimi i Sejed Ebrahim Raisi, presidentit të Republikës Islamike të Iranit.

Faza e parë e zgjedhjeve për Këshillin Islamik u mbajt më 11 Esfand 1402. Këto zgjedhje në disa rrethe përfshirë Teheranin kaluan në balotazh. Në raundin e dytë u përcaktuan zgjedhësit e 22 zonave zgjedhore në 15 provinca. Në këtë periudhë të zgjedhjeve, e cila u mbajt më 21 Ordibehesht, konkurruan me njëri-tjetrin 90 kandidatë dhe u përcaktuan 45 deputetët e ardhshëm në parlament duke plotësuar kështu kuotën e 290 deputetëve të Këshillit Islamik. Ceremonia e hapjes së parlamentit të 12-të do të mbahet nesër (e hënë, 7 Azar), 17 ditë pas fazës së dytë të zgjedhjeve dhe këtë ceremoni do ta menaxhojë kryesia e parlamentit.  Sipas rregullores së brendshme të parlamentit, mbledhja e parë e parlamentit organizohet me praninë e të paktën dy të tretave të të gjithë deputetëve. Administrimi i ceremonisë së hapjes është përgjegjësi e udhëheqjes së të moshuarve. Bordi i drejtuesve të moshuar përbëhet nga personi më i vjetër në mesin e deputetëve. Deputeti më i moshuar i pranishëm zgjidhet si kryetar bordi dhe personi tjetër pasues si nënkryetar dhe 2 nga deputetët më të rinj të pranishëm në sallë zgjidhen si sekretar të cilët gjithashtu janë pjesë e Bordit Drejtues. Në parlamentin e dymbëdhjetë, "Alaaddin Boroujerdi" i zgjedhur nga provinca Larestan është kryetar i bordit udhëheqës të të moshuarve dhe "Hossein Ali Shahriari" i zgjedhur nga provinca Zahedan është nënkryetar i këtij bordi. Detyra e Bordit Drejtues është të menaxhojë seancën e hapjes, të mbajë ceremoninë e betimit, të hedh shortin për të përcaktuar anëtarët e degëve, të shpërndajë letrat kredenciale ndërmjet degëve dhe të mbajë zgjedhjet për Kryetarin e Parlamentit. Në vijim, të zgjedhurit e pranishëm në parlament, sipas nenit 67 të Kushtetutës, bëjnë betimin e tyre si deputet për të kryer detyrat e tyre me besim dhe devotshmëri. Kuvendi i 12-të do të nisë aktivitetin nga nesër në kohur kur nga 290 deputetë të parlamentit të 11-të, 116 deputetë do të jenë ende të pranishëm në parlament ndërsa 174 deputetë do të mungojnë për shkak të mos-marrjes së votave të mjaftueshme, mos-regjistrimit, mos-kualifikimit apo largimit të tyre nga parlamentit për shkak të funksioneve në qeverinë e 13-të.  Kreu i qeverisë së 13-të, Sejed Ebrahim Raisi, humbi jetën në një aksident me helikopter javën e kaluar së bashku me shoqëruesit e tij dhe do të mungojë në seancën e hapjes së Kuvendit të 12-të. Në vitet e kaluara, presidenti ka mbajtur një fjalim në ceremoninë e hapjes, dhe për shkak të martirizimit të Ajetullah Sejed Ebrahim Raisi, ushtruesi i detyrës së drejtorit të presidencës Mohammad Mokhbar me siguri do të mbajë një fjalim.  Ceremonia e hapjes së Parlamentit të 12-të dhe zgjedhja e Kryetarit të ri të Parlamentit bëhet vetëm një javë pas martirizimit të Presidentit dhe kjo tregon se themelet e sistemit politik në Iran janë të forta.  Një muaj pas hapjes së parlamentit të 12-të, në Iran do të mbahen zgjedhjet e reja presidenciale.

Tags