May 26, 2023 19:58 Europe/Tirane
  • Në Minneapolis u mbajt përvjetori i tretë i vrasjes së George Floyd

Qytetarët amerikanë në Minneapolis përkujtuan përvjetorin e tretë të vrasjes së George Floyd nga policia amerikane.

Më 25 maj 2020, polici amerikan "Derek Chauvin" i vuri gjurin në qafë një të riu me ngjyrë të quajtur George Floyd dhe e vrau atë. Sipas Press TV, qytetarët amerikanë u mblodhën në një vend përkujtimor të përkohshëm për nder të George Floyd. Në këtë vend janë vendosur tabela dhe simbole për të përkujtuar emrin e Floyd dhe për të tërhequr vëmendjen e publikut ndaj viktimave të dhunës sistematike nga policia amerikane.Ky polic u shpall fajtor për vrasje në vitin 2021. Dy policë të tjerë u dënuan me burg. Vdekja e Floyd shkaktoi protesta të gjera në Shtetet e Bashkuara dhe në mbarë botën. Protestuesit kritikuan ashpër brutalitetin e policisë kundër zezakëve në Amerikë dhe vende të tjera perëndimore.

 

Tags