Shkurt 09, 2024 08:40 Europe/Tirane
  • Biden nuk u akuzua në rastin e mbajtjes së dokumenteve të klasifikuara

Hetuesi special i çështjes së gjetjes së dokumenteve konfidenciale në shtëpinë dhe zyrën e Joe Biden bëri të ditur se presidenti i Shteteve të Bashkuara nuk po përballet me asnjë akuzë në këtë drejtim.

Sipas Reuters, Robert Hur, hetuesi i posaçëm i këtij rasti, ka njoftuar të enjten se pas 15 muajsh hetime ka vendosur që të mos lëshojë kallëzim penal kundër Biden, sepse presidenti i Shteteve të Bashkuara ka bashkëpunuar në këtë rast dhe është e vështirë të ndiqet penalisht. Ai e përshkroi Bidenin si "një burrë me qëllime të mira, të moshuar me kujtesë të dobët". Në këtë raport thuhet se Joe Biden ka mbajtur me vete dokumente konfidenciale në lidhje me luftën amerikane në Afganistan dhe çështje të tjera të sigurisë kur ishte nënpresident, por nuk do të përballet me akuza penale. Hetuesi special njoftoi se kur ekipi i tij mori në pyetje Presidentin e Shteteve të Bashkuara, kujtesa e Biden ishte "shumë e kufizuar" dhe ai kishte harruar vitin kur filloi të punonte si zëvendëspresident i Shteteve të Bashkuara gjatë Barack Obamas dhe vitin kur i vdiq djali i tij "Bo". Disa orë më vonë, Biden në përgjigje të këtyre deklaratave tha: Si guxoi ta ngrinte këtë çështje? Kujtesa ime është e mirë. Dokumentet konfidenciale që Biden nxorri nga Shtëpia e Bardhë gjatë epokës së Obamës u zbuluan për herë të parë në nëntor 2022 në një institut privat. Biden ka punuar në këtë institut kërkimor që nga fundi i mandatit të tij si zëvendëspresident nën administratën e Obamës. Dokumente të tjera u gjetën më vonë në shtëpinë e Biden në Wilmington, Delaware.

Tags