May 24, 2024 08:09 Europe/Tirane
  • Biden ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës së Hagës kundër regjimit sionist

Sipas Agjencisë së Lajmeve Mehr, cituar nga Reuters, pas reagimeve ndaj aktgjykimit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale në Hagë, presidenti amerikan Joe Biden ka reaguar ndaj këtij aktgjykimi dhe ka theksuar se Shtetet e Bashkuara nuk e njohin juridiksionin e kësaj gjykate. Joe Biden, në një konferencë për shtyp me homologun e tij kenian,  William Ruto në Shtëpinë e Bardhë, pohoi: "Ne besojmë se nuk ka ngjashmëri mes asaj që bëri Izraeli dhe asaj që bëri Hamasi."

Kjo përkundër faktit se, ndryshe nga Shtetet e Bashkuara, disa qeveri evropiane, përfshirë Gjermaninë, kanë njoftuar se kanë pranuar gjykimin e Gjykatës së Hagës kundër regjimit sionist dhe mbi këtë bazë, autoritetet sioniste janë zhgënjyer dhe zemëruar jashtëzakonisht me qëndrimin e qeverisë gjermane në lidhje me lëshimin e një urdhër-arresti për Netanjahun. Në përgjigje të një pyetjeje nëse Gjermania do ta zbatojë dënimin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale, Stefan Hibsteit, zëdhënësi i qeverisë federale gjermane, tha në një konferencë për shtyp të mërkurën: “Padyshim që ne i nënshtrohemi ligjit."

Duhet përmendur se Karim Khan, kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale, akuzoi kryeministrin dhe ministrin e luftës të regjimit sionist për kryerjen e gjenocidit në Rripin e Gazës dhe përdorimin e urisë si armë lufte kundër civilëve në Gaza. Kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale kërkoi arrestimin e liderëve izraelitë, përfshirë kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu, për shkak të ngjarjeve të luftës në Gaza.

 

Tags