Shkurt 11, 2024 18:38 Europe/Tirane

Ajo çfarë i dha një madhështi më të madhe pjesëmarrjes së popullit në zhvillimet e Revolucionit Islamik të Iranit në vitin 1979, ishte prania e gjerë, aktive dhe e guximshme e femrave iraniane në protesta dhe demonstratat popullore kundër regjimit mbretëror Pahlavi.

Me padyshim se Revolucioni Islamik i Iranit konsiderohet prej revolucioneve më popullore në botë. Pa pjesëmarrjen e gjerë dhe të unifikuar të popullit të Iranit në këtë kryengritje të madhe, nuk do të ishte e mundur rrëzimi i regjimit mbretëror Pahlavi i cili gëzonte mbështetjen e fuqive të huaja dhe të forcave të sigurisë dhe të një ushtrie të fuqishme. Mirëpo ajo çfarë i dha një madhështi më të madhe pjesëmarrjes së popullit në zhvillimet e Revolucionit Islamik të Iranit në vitin 1979, ishte prania e gjerë, aktive dhe e guximshme e femrave iraniane në protesta dhe demonstratat popullore kundër regjimit mbretëror Pahlavi. Femrat iraniane para revolucionit, ashtu sikur burrat, kishin qenë të përvuajtura nga padrejtësia, diskriminimi, shtypja dhe gjendja e keqe ekonomike. Mirëpo ajo çfarë i kishte irrituar më së shumti ato, ishte përhapja e korrupsionit moral dhe degjenerimit të marrëdhënieve mes femrës dhe mashkullit si dhe shfrytëzimit të femrës si një vegël. Mirëpo me fitoren e Revolucionit Islamik, Imam Khomejni (ra), udhëheqësi i ndjerë i Revolucionit Islamik, i ka kushtuar një vëmendje të veçantë pozitës dhe dinjitetit të femrave, ndërsa edhe femrat iraniane me besimin që kishin te udhëheqësi popullor i Revolucionit, kanë krijuar një epope të madhërishme në lëvizjen e Revolucionit Islamik të Iranit. Imam Khomejni e ka vlerësuar lartë praninë e femrave iraniane në zhvillimet e Revolucionit Islamik dhe ka thënë: "Këtë fitore ne e kemi arritur fal kontributit të femrave më shumë se sa nga kontributi i burrave. Grat e nderuara iraniane kanë qëndruar në radhët e para të zhvillimeve të revolucionit. Femrat e nderuara iraniane u bënë shkak që edhe burrat të gjejnë më shumë guxim dhe trimëri. Ne u kemi shumë borxh juve femrave të nderuara për kontributin që keni dhënë". Ky respekt, besim dhe dhënie e identitetit për femrat iraniane është bërë shkak që ato të vendosin një lidhje të qëndrueshme me Imam Khomejnin dhe me Revolucionin Islamik dhe të luajnë rol të rëndësishëm edhe në ngjarjet dhe zhvillimet pas fitores së Revolucionit Islamik siç ishin ngjarjet dhe zhvillimet e Mbrojtjes së Lavdishme përball agresionit ushtarak të Irakut.

Kulmi i besnikërisë së femrave iraniane ndaj sistemit të Republikës Islamike dhe ndaj vendit të Iranit është treguar gjatë zhvillimit të luftës imponuese dhe agresionit ushtarak të Sadam Husejnit kundër Iranit. Gjatë gjithë tetë viteve të Mbrojtjes së Lavdishme, femrat iraniane me përpjekje dhe me një përkushtim të lartë, kanë punuar për sigurimin dhe përgatitjen e ushqimit dhe gjërave të nevojshme për luftëtarët iranianë dhe duke mbështetur në mënyrë të plotë ata, femrat iraniane kanë qenë një mbështetje e fortë për vazhdimin e mbrojtjes popullore kundër agresionit të huaj. Gjatë zhvillimit të kësaj lufte të paparë, janë martirizuar rreth 6500 femra iraniane dhe me mijëra të tjera janë plagosur. Në mënyrë reciproke, Revolucioni Islamik i Iranit ka sjell shumë rezultate dhe ka krijuar shumë raste për emancipimin dhe përparimin e grave myslimane iraniane që ringjallja e dinjitetit dhe identitetit iranian dhe islamik të tyre, është më e rëndësishme se të gjitha të tjera. Grat iraniane aktualisht përveç rolit të tyre si nënë dhe bashkëshorte në familje, veprojnë dhe janë aktive edhe në sferat shoqërore si një njeri me përgjegjësi njëkohësisht me ruajtjen e hixhabit islamik, madhështisë dhe dinjitetit të tyre. Grat iraniane aktualisht gëzojnë të drejtat dhe liritë e barabarta me burrat. Grat iraniane brenda kornizës së ligjit, mund të marrin pjesë në zgjedhje politike dhe të prezantohen si kandidate për zgjedhje. Aktualisht ekzistojnë me qindra deputete dhe përfaqësuese në Parlamentin Islamik dhe në këshillat e qytetit të cilat janë duke kryer detyrën e tyre. Femrat iraniane gjithashtu janë aktive dhe veprojnë edhe në kuadër të 2700 organizatave qytetare dhe joqeveritare. Punësimi i femrave gjithashtu në krahasim me periudhën para Revolucionit Islamik ka shënuar një rritje shumë të madhe deri në atë masë që aktualisht 45% e punonjësve të administratës publike dhe shtetërore përbëhet nga femrat dhe 25% e poste drejtuese të drejtorive dhe institucioneve të ndryshme janë në dispozicion të femrave të zotuar dhe profesionale.

Progresi dhe përparimi i grave në veprimtaritë shoqërore deri në një masë të madhe është për shkak të nivelit të emancipimit dhe shkallës së arsimimit. Para Revolucionit Islamik, në Iran vetëm 25% e femrave ishin të arsimuara, mirëpo aktualisht kjo statistikë ka arritur në 95%. Numri i studenteve dhe femrave të diplomuara në shkallë të ndryshme universitare, gjithashtu është shtuar në masë të madhe. Në bazë të statistikave të Ministrisë së Shkencave, Hulumtimeve dhe Teknologjisë së Iranit, rreth 60% e studentëve dhe 35% e kuadrit shkencor të universiteteve përbëhet nga femrat. Në periudhën 45 vjeçare të jetës së Republikës Islamike të Iranit janë ndërmarrë hapa të mëdhenj për ngritjen e nivelit të higjienës dhe shëndetit të grave, sidomos në rajonet e largëta rurale, në atë mënyrë që niveli i shpresës për jetë në mesin e tyre aktualisht ka arritur në 78 vjet, nivel ky që është më i lartë se mesatarja botërore. Gjithashtu niveli i vdekjeve në mesin e nënave shtatzëna është reduktuar në 20 persona në 100 mijë lindje të gjalla, statistikë kjo që mund të vërehet në shumë pak vende. Në sferën sportive gjithashtu femrat iraniane kanë shënuar përparime dhe suksese të mëdha. Në kohën kur para fitores së Revolucionit Islamik të Iranit, femrat iraniane ishin aktive vetëm në 7 degë sportive, mirëpo aktualisht femrat iraniane janë aktive në më shumë se 40 degë në mbi 8000 klube të veçanta për femra. Femrat iraniane deri më tani kanë arritur të fitojnë 3300 medalje në gara të ndryshme ndërkombëtare. Çështje e rëndësishme është ajo që femrat sportiste iraniane në të gjitha garat, marrin pjesë duke ruajtur dhe respektuar hixhabin islamik në mënyrë që të manifestojnë identitetin e tyre islamik. Sigurisht, femrat iraniane pas fitores së Revolucionit Islamik edhe në shumë fusha të tjera si në fushat e shkencës dhe teknologjisë, letërsisë, artit, çështjeve kulturore dhe fetare gjithashtu kanë shënuar suksese të mëdha, gjë që e ka bërë të dalluar rolin e femrës në progresin dhe zhvillimin e Iranit Islamik.

 

Tags