Gusht 02, 2021 05:32 Europe/Tirane
  • Rritje historike e temperaturave në vendet evropiane në brigjet e Mesdheut

Rritja historike e temperaturës në vendet evropiane në brigjet e Detit Mesdhe ka shkaktuar zjarre të gjera në këto vende dhe gradualisht po shndërrohet në një rrezik për banorët e këtyre rajoneve.

Gazeta SRF në lidhje me valën e temperaturave të larta dhe historike në vendet rreth Detit Mesdhe që ka shkaktuar edhe një varg zjarresh në këtë rajon, ka shkruar: “Ekspertët e klimës presin që në ditët e ardhshme, në Greqi temperatura të shkojë deri në 46 gradë celsius”.

Kjo gazetë zvicerane në vazhdim ka shkruar: “Në shumë ishuj të Greqisë mjekët kanë rekomanduar qytetarët që ta mbrojnë veten përball temperaturave të larta ndërsa Ministria e Punës e Greqisë gjithashtu ka kërkuar reduktimin e orarit të punës në ambiente të hapura”.

Në ishullin e Sicilisë të Italisë gjithashtu zjarrfikësit kanë kryer rreth 250 operacione për shuarjen e zjarreve. Klima e thatë dhe erërat e forta janë bërë shkak që zjarret në ishullin Sardinia të Italisë dhe në rajonet e tjera të Evropës Jugore të zgjerohen në përmasa të mëdha dhe në këtë mënyrë zjarret e gjera iu shtuan listës së fatkeqësive të Evropës në verën e këtij viti duke përfshirë temperaturat e larta dhe të papara dhe shira të mëdha që shkaktuan vërshime të lumenjve dhe përmbytje. Arsyeja e regjistrimit të temperaturave të larta në këto rajone është një klimë e nxehtë e cila thuhet se ka ardhur nga Afrika në Itali, Greqi dhe Turqi. Disa ekspertë kanë shprehur shqetësime në lidhje me këtë çështje se kjo situatë e rrezikshme do të vazhdojë edhe në dy javët e ardhshme.

Tags