Shkurt 15, 2024 19:13 Europe/Tirane
  • Domosdoshmëria e mobilizimit të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik për të ndalur sulmet e regjimit sionist

Në një bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, Ministri i Jashtëm i Iranit e konsideroi të rëndësishme dhe urgjente që bashkësia ndërkombëtare, veçanërisht Organizata e Bashkëpunimit Islamik, të ndalojë këto sulme.

Në këtë telefonatë, Hussein Amir Abdollahian gjithashtu theksoi se kanë kaluar 4.5 muaj nga mbledhja e mëparshme e Këshillit të Ministrave të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik dhe bëri thirrje për një mbledhje urgjente të Këshillit të Ministrave të OBI-së për të shqyrtuar gjendjen e rëndë aktuale dhe të marrë masa vendimtare kundër agresioneve të fundit të regjimit sionist. Ministri i Jashtëm i Iranit gjithashtu vuri në dukje situatën e rëndë humanitare në Gazën veriore, problemet dhe mungesat e rënda të krijuara në qasjen e sendeve dhe mjeteve të nevojës themelore të jetesës për banorët e Gazës. Ai me këtë rast shprehu nevojën për të marrë masat e duhura dhe urgjente për të lehtësuar dërgimin e ndihmave humanitare, veçanërisht artikujt ushqimorë, mjekësorë dhe farmaceutikë. Hossein Ebrahim Taha, Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, gjithashtu në këtë telefonatë shprehu shqetësimin dhe dënoi sulmet e  vazhdueshme të regjimit sionist kundër Gazës dhe përshëndeti propozimin për mbajtjen e një mbledhjeje urgjente të Këshillit të Ministrave dhe premtoi se do të ndjekë mbajtjen e tij në konsultim me vendet anëtare.

Tags