Mars 21, 2024 11:18 Europe/Tirane
  • Kremtimi i Nevruzit me prezencën e Iranit dhe 11 shteteve në Kombet e Bashkuara

Ceremonia e përkujtimit të Nevruzit këtë vit u mbajt nga delegacioni i Republikës Islamike të Iranit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, me praninë e ambasadorëve dhe diplomatëve të 12 vendeve në sferën kulturore të Nevruzit, diplomatë nga vende të tjera si dhe të presidentit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Nevruzi është një festë e lashtë me rrënjë iraniane, e cila festohet në shumë vende në fillim të vitit të ri diellor. Dje, të mërkurën, ishte dita e parë e Vitit të Ri 1403 hixhri shemsi (diellor) dhe Festa e Nevruzit.

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, Amir Said Irvani, ambasador dhe përfaqësues i përhershëm i Republikës Islamike të Iranit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, ambasadorë dhe përfaqësues të 11 vendeve në sferën kulturore të Nevruzit, Dennis Francis, President i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, si dhe përfaqësuesi i UNESCO-s, duke përkujtuar Nevruzin e këtij viti (1403) në ceremoninë së mërkurës folën shkurt duke uruar Nevruzin dhe fillimin e pranverës, gjithashtu theksuan promovimin e paqes dhe solidaritetit midis kombeve dhe qeverive.

Në përkujtimin e Nevruzit të këtij viti, i cili përkoi me muajin e shenjtë të Ramazanit dhe që u organizua nga Amir Said Irvani në hollin e Këshillit të Kujdestarisë së Kombeve të Bashkuara, u shtrua një tryezë "Haft Sin" nga përfaqësuesi i Republikës Islamike të Iranit në selinë e Kombeve të Bashkuara, dhe të gjitha vendet pjesëmarrëse, gjithashtu, duke shtuar nga një simbol të kulturës së vet, e pasuruan më tej këtë tryezë.

Antonio Guterres, Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në video-mesazhin e tij me rastin e festës së Nevruzit, duke uruar vitin 1403 hixhri diellor, tha: "Nevruzi është festë e lindjes dhe një fillim i ri që bashkon miliona njerëz nga breza dhe kombe të ndryshëm dhe promovon vlerat e OKB-së, të drejtat e njeriut dhe dinjitetin njerëzor".

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara më 23 shkurt 2010, në një rezolutë të propozuar nga Republika Islamike e Iranit dhe një numër vendesh të tjera të sferës së qytetërimit të Nevruzit, emëroi dhe regjistroi 21 marsin çdo vit si "Dita Ndërkombëtare e Nevruzit" dhe kërkoi nga vendet që të mbajnë ceremoni të ndryshme për të festuar dhe promovuar këtë event.

 

Tags