Janar 05, 2023 10:59 Europe/Tirane
  • Anëtarët e Bashkimit Evropian nuk ranë dakord për kryerjen e testit të koronës tek udhëtarët kinezë

Bashkimi Evropian njoftoi të mërkurën se shtetet anëtare nuk kanë rënë dakord të testojnë udhëtarët që vijnë nga Kinë për koronavirusin, por rekomanduan që anëtarët të ndërmarrin masa paraprake.

Sipas IRNA, zëdhënësi i Komisionit Evropian Tim McPhee të mërkurën tha se "shumica e vendeve dëshirojnë që udhëtarët të testohen për virusin përpara se të largohen nga Kina", por Bashkimi Evropian nuk mundi të arrinte një marrëveshje për të detyruar të gjitha vendet anëtare të kërkojnë një test negativ nga këto udhëtarë. Bashkimi Evropian në deklaratën e tij theksoi: Rekomandohet fuqimisht për shtetet anëtare që të kërkojnë rezultat negativ të testit të koronës nga të gjithë udhëtarët që vijnë nga vende te tjera. Kina ka paralajmëruar më parë se do të marrë kundërmasa nëse vendoset një kërkesë e tillë për udhëtarët e saj. Italia, Franca dhe Spanja kishin kërkuar më parë prezantimin e rezultateve të testit të koronavirusit nga udhëtarët që vinin nga Kina. Edhe Amerika dhe disa vende të tjera, veçanërisht në Azi, kanë vendosur masa të ngjashme për këta pasagjerë. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka kritikuar Kinën për statistika të ulta  për vdekjet nga Covid-19 dhe paralajmëroi se të dhënat e Kinës nënvlerësojnë ndikimin e vërtetë të shpërthimit të Covid-19. Raundi i ri i përhapjes së virusit korona në Kinë filloi në fund të nëntorit;   Kjo do të thotë, në kohën kur Pekini më në fund braktisi politikën e rreptë të "Zero Covid" pas protestave mbarëkombëtare.

Tags