Dhjetor 21, 2023 08:29 Europe/Tirane
  • Koreja e Veriut kërcënon Shtetet e Bashkuara me një sulm bërthamor

Udhëheqësi i Koresë së Veriut paralajmëroi se Pheniani nuk do të hezitojë të nisë një sulm bërthamor nëse nga armiqtë ndërmerren veprime provokuese bërthamore.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un paralajmëroi se Pheniani nuk do të hezitojë të nisë një sulm bërthamor nëse armiqtë ndërmarrin veprime provokuese bërthamore. Agjencia Qendrore e Lajmeve të Koresë së Veriut raportoi se Kim i bëri këto komente gjatë monitorimit të lëshimit të raketës balistike ndërkontinentale Hwasong-18. Ai tha se lëshimi testues i raketës Hwasong-18 ishte një mesazh i qartë për armiqtë e Koresë së Veriut se Koreja do të kryejë kundërmasa agresive dhe një sulm bërthamor pa hezitim. Sipas agjencisë së lajmeve Yonhap, lideri i Koresë së Veriut theksoi se të drejtat sovrane të vendit garantohen vetëm përmes fuqisë së madhe dhe aftësitë reale të mbrojtjes, që vijnë nga aftësia reale për të sulmuar paraprakisht armiqtë. Më parë, ndërsa konfirmoi lëshimin testues të raketës Hëasong-18, Koreja e Veriut tha se lideri i vendit bëri thirrje për masa më të forta për të kundërshtuar aktivitetet armiqësore të Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut. Lëshimi erdhi disa ditë pasi Seuli dhe Uashingtoni mbajtën një takim të dytë të Grupit Konsultativ Bërthamor dhe ranë dakord të finalizonin udhëzimet për planifikimin dhe funksionalizimin e një strategjie të përbashkët bërthamore deri në mesin e vitit të ardhshëm.

Tags