Prill 30, 2019 07:31 Europe/Tirane
  • Veprimi i ri armiqësor amerikan kundër Iranit; mos-ripërtëritja e përjashtimeve të  blerësve të naftës iraniane

Veprimi anti-iranian I qeverisë Trump në mos ripërtëritjen e përjashtimit të blerësve të naftës iraniane, veprim që është bërë në kuadër të programit për presione maksimale kundër Iranit duke shtuar presionet ekonomike dhe ndërprerë të ardhurat nga eksporti I naftës me qëllim që të detyrojë Iranin të pranojë 12 kërkesat e Amerikës, ka ngjallur reagime botërore.

Disa vende blerës të naftës iraniane si Turqia dhe disa fuqi botërore rivale të Amerikës si Rusia dhe Kina, këtë veprim e kanë quajtur të pajustifikueshëm dhe e kanë dënuar atë. Ndërkohë partnerët evropianë të Uashingtonit janë mjaftuar vetëm me shprehjen e keqardhjes së tyre për këtë veprim të Uashingtonit. Vendimi i Amerikës përfshin 5 vende përkatësisht Kinën, Indinë, Korenë e Jugut, Japoninë dhe Turqinë, vende që vazhdojnë të blejnë naftë nga Irani. Amerika pasi vendosi sanksione kundër Iranit, përjashtoi 8 vende nga këto sanksione, mirëpo Italia, Greqia dhe Tajvani nuk kanë shfrytëzuar këtë përjashtim dhe kanë ndërprerë blerjen e naftës nga Irani. Brian Hook, kreu i grupit të punës për Iranin në Departamentin Amerikan të Shtetit, më 2 prill ka thënë se Uashingtoni po ndjek rrugën e çuarjes në 0 të eksportit të naftës iraniane dhe për momentin tre nga 8 vendet e përjashtuara nga sanksionet e naftës kundër Iranit, kanë pezulluar importin e kësaj nafte.Turqia është një vend fqinj i Iranit me të cilin ka marrëdhënie të gjera tregtare, ekonomike dhe energjetike dhe ajo konsiderohet një prej blerësve të naftës iraniane. Turqia ka mbajtur qëndrim të qartë lidhur me veprimin e fundit të Uashingtonit dhe ka deklaruar nuk e pranon këtë veprim. Ministri i punëve të jashtme të Turqisë duke folur për vendosjen e sanksioneve të njëanshme të Amerikës kundër industrisë së naftës së Iranit, ka theksuar se politika e ushtrimit të presionit mbi vende të tjera është një politikë e rrezikshme dhe larg pjekurisë diplomatike. Mevlut Çavushoglu, ministri i punëve të jashtme të Turqisë, në konferencën e përbashkët me homologun e tij belg, edhe njëherë deklaroi kundërshtimin e Turqisë me sanksionet e Amerikës kundër industrisë së naftës së Iranit dhe theksoi: "Turqia është kundër çfarëdo lloj sanksionesh të njëanshme kundër vendeve të tjera dhe politika e sanksionimit nuk ka kurrfarë efekti në kuadër të forcimit të stabilitetit". Ai shtoi: "Turqia mbështet sistemin ndërkombëtar dhe multilateral i cili është krijuar mbi baza ligjore.

Image Caption

Ky fakt se një shtete në mënyrë të vetme po sfidon këtë sistem dhe po ushtron presion mbi të tjerë në mënyrë që të ndjekin vendimet e tij, dëmton rëndë sistemin e ligjshëm ndërkombëtar dhe e rrezikon seriozisht atë. Politika e Amerikës është e rrezikshme dhe larg pjekurisë diplomatike". Nga pikëpamja e Turqisë, ky veprim I Uashingtonit është shkelje e dispozitave të OBT. Kina që është blerësja më e madhe e naftës iraniane, gjithashtu ka reaguar negativisht ndaj veprimit të Uashingtonit. Kong Shuang zëdhënësi i MPJ të Kinës, më 23 prill ka thënë se vendimi i Amerikës do të bëhet shkak për shtimin e tensioneve në Lindjen e Mesme. Ai theksoi se Pekini është kundër zbatimit të sanksioneve të njëanshme të Amerikës kundër Iranit. Amerika me sanksionet dhe veprimet e njëanshme të saj kundër naftës së Iranit, ka vepruar përtej normave dhe dispozitave ligjore të saj, tha në fjalën e tij zëdhënësi Shuang. Nga pikëpamja e Pekinit, bashkëpunimi tregtar mes Iranit dhe vendeve të tjera është veprim i ligjshëm dhe i logjikshëm dhe kjo duhet respektuar. India është një tjetër vend blerës i naftës iraniane, por që ka reaguar në formë të ndryshme. Darmand Pradahan ministër i naftës i Kinës ditën e martë deklaroi se vendi i tij nuk do të ketë probleme në plotësimin e nevojave për naftë dhe rafineritë idniane mund të furnizohen me naftë, gaz dhe produkte të tjera petrokimike. Hiroshiga Sako ministër i industrisë dhe tregtisë së Japonisë më 23 prill deklaroi se Japonia pret që vendimi i Amerikës për mos-rinovimin e afatit të përjashtimit të blerësve të naftës iraniane, do të ketë ndikimin më minimal. Ndërsa Koreja e Jugut deri tani nuk ka reaguar zyrtarisht mbi veprimin e fundit të Uashingtonit, mirëpo agjencia Junhab e Koresë së Jugut ka raportuar se një delegacion i lartë koreano-jugor është dërguar në Amerikë për të diskutuar mbi vendimin e ri të Uashingtonit kundër naftës iraniane. Partnerët rajonalë të Uashingtonit janë shprehur të kënaqur nga ky veprim dhe e kanë mbështetur atë. Ibrahim Asaf ministër i jashtëm i Arabisë Saudite ka mirëpritur fuqishëm veprimin e Uashingtonit dhe atë e ka quajtur hap të nevojshëm për tu përballur me politikat destabilizuese të Iranit në rajon. Ministri i jashtëm i Arabisë Saudite me anë të një deklarate përveçse ka mbështetur plotësisht vendimin e ri të Amerikës kundër Iranit, atë e quajti hap kyç dhe të rëndësishëm për ta  vendosur Iranin përballë përgjegjësisë mbi politikat e tij destabilizuese në rajon. Ministri i jashtëm i Arabisë Saudite gjithashtu përmendi bashkëpunimin e ministrisë së energjisë së këtij vendi për të vendosur stabilitetin në tregun botëror të naftës dhe për të zgjeruar bashkëpunimin me prodhuesit e tjerë të naftës. Regjimi sionist gjithashtu ka mbështetur vendimin e Amerikës. Beniamin Netanjahu, kryeministri i regjimit sionist, ka falënderuar qeverinë Trump për vendimin e fundit të saj. Zyra e Beniamin Netanjahut ka deklaruar se vendimi i presidentit Trump dhe i qeverisë amerikane për të shtuar presionet ndaj Iranit është tepër i rëndësishëm. Rusia si një prej anëtarëve të grupit 4+1 ka mbajtur qëndrim të qartë kundër vendimit të fundit të Uashingtonit. Nga pikëpamja e Moskës, veprimi i ri i qeverisë amerikane është bërë në kuadër të politikave të vjetra të Uashingtonit kundrejt Teheranit. Maria Zakharova zëdhënëse e MPJ të Rusisë, pas shpalljes së vendimit të Amerikës mbi sanksionimin e naftës iraniane ka thënë: Përballja dhe ushtrimi i presioneve ndaj Iranit është një politikë e vjetër e ndjekur nga Uashingtoni. Moska është e mendimit se Uashingtoni ndjek veprime të shumanshme kundër Iranit ku vendosja e sanksioneve kundër naftës iraniane është vetëm një pjesë e këtyre veprimeve.

Image Caption

Siç theksoi Maria Zakharova, vendimet e Amerikës kundër Iranit nuk duhen shqyrtuar në mënyrë të veçantë dhe njohja si grup terrorist e gardës revolucionare të Iranit është pjesë e programit të Amerikës për të ushtruar presione ndaj popullit dhe qeverisë së Iranit. Rusët janë të mendimit se Amerika gjithmonë është në kërkim të preteksteve për t’iu kundërvënë Iranit dhe për këtë arsye me gjithë respektimin e plotë të marrëveshjes bërthamore nga ana e Iranit dhe konfirmimin e saj nga ANEA, Uashingtoni vazhdon të ndjekë veprimet e tij armiqësore kundër Republikës Islamike të Iranit. Veprimi i ri i qeverisë Trump për mos rinovimin e afatit të përjashtimit të blerësve të naftës iraniane nga sanksionet amerikane, u pasua nga një reagim inaktiv të evropianëve. BE vetëm sa ka shprehur keqardhjen për mos-rinovimin e afatit të përjashtimit të blerësve të naftës iraniane nga ana e Amerikës. Maja Kocijancic zëdhënëse e Federika Mogherini shefe e politikës së jashtme të BE, ka thënë: Brukseli shpreh keqardhjen për vendimin e Uashingtonit për mos-rinovimin e afatit të përjashtimit të blerësve të naftës iraniane nga sanksionet amerikane dhe është i mendimit se ky veprim dobëson zbatimin e marrëveshjes bërthamore. Në fakt BE në vend të dënimit të këtij veprimit të njëanshëm të Amerikës, që është shkelje e hapur e marrëveshjes bërthamore dhe e rezolutës 2231 të KS të OKB, është mjaftuar vetëm me shprehjen e keqardhjes. Ministria e jashtme e Britanisë së Madhe, ka shprehur keqardhje nga vendimi i Amerikës për mos shtyrjen e afatit të pezullimit të sanksioneve kundër naftës së Iranit. Kjo ministri theksoi rëndësinë e ruajtjes së marrëveshjes bërthamore dhe shtoi se Londra i qëndron kësaj marrëveshjeje ndërkombëtare. Qeveria amerikane ditën e hënë në kuadër të veprimeve të saj armiqësore kundër Iranit, zyrtarisht deklaroi se afati i pezullimit të sanksioneve për disa vende që blejnë naftë nga Irani, nuk do të rinovohet. Donald Trump më 8 Maj pasi ka përsëritur pretendimet e tij boshe kundër Iranit dhe kundër marrëveshjes bërthamore, shpalli daljen e Amerikës nga kjo marrëveshje dhe premtoi rikthimin e sanksioneve kundër Iranit. Donald Trump pas tërheqjes së Amerikës nga marrëveshja bërthamore, më 5 nëntor të vitit të kaluar shpalli rivendosjen e sanksioneve kundër Iranit. Këto sanksione kthehen për një periudhë 90-180 ditë. Faza e parë e sanksioneve kundër Iranit u zbatua në muajin gusht ndërsa faza e dytë u vu në zbatim më 5 nëntor 2018. Kjo është në kohën kur Britania, Franca, Rusia, Kina, Gjermania dhe BE janë shprehur pro ruajtjes dhe mbështetjes së marrëveshjes bërthamore. Aktualisht një çështje e rëndësishme është se sa i zbatueshëm është vendimi i Amerikës për të çuar në 0 kuotën e eksportit të naftës iraniane. Amerika synon të pengojë plotësisht shitjen e naftës së Iranit dhe të pengojë çdo transaksion bankar, tregtar dhe ekonomik të Iranit dhe vendeve të tjera me qëllim që të shkatërrojë përfundimisht ekonominë  e Iranit. Mirëpo sanksionimi i plotë i naftës iraniane dhe perspektiva e mungesës së naftës në tregjet botërore, janë bërë shkak për shtimin e çmimit të naftës që në një afat të shkurtër shkakton rritjen e çmimit të karburantit në Amerikë. rritja e çmimit të karburantit në Amerikë ka shtuar pakënaqësinë e popullit amerikan ndaj qeverisë. Më 23 prill çmimi i karburantit në Kaliforni është rritur në formë të pashoq. Shumë analistë amerikane prej kohësh kanë paralajmëruar se rritja e çmimit të karburantit për shkak të sanksioneve kundër naftës iraniane, është faktori më i rëndësishëm që mund të vë në rrezik fitoren e republikanëve në zgjedhjet e ardhshme. Agjencia Bloomberg shkruan se nëse Donald Trump dëshiron të ruajë çmimin e ulët të karburantit në Amerikë ka vetëm një rrugë e cila është ndryshimi i politikave të tij kundrejt Iranit. Një çështje e rëndësishme është se qeveria amerikane ndoshta mund të vendosë kufizime në eksportin e naftës iraniane, mirëpo ajo nuk mund ta çojë në 0 kuotën e këtij eksporti, sepse qeveria amerikane nuk ka fuqinë e duhur që të bindë të gjithë blerësit e kësaj nafte që të pezullojnë importet e naftës nga Irani. Kina që është një prej blerësve më të mëdhenj të naftës iraniane, ka marrëdhënie të gjera me Teherani dhe është e varur tek burimet e kësaj energjie. Njëkohësisht vende si Kina dhe Turqia janë shprehur të vendosur për të vazhduar blerjen e naftës nga Irani dhe mesa duket as sanksionet amerikane nuk i detyrojnë këto vende të heqin dorë nga vendimi i tyre. Për këtë ekzistojnë shumë pak mundësi që sanksionet amerikane të ndikojnë tek këto vende. Përveç kësaj mungesa e naftës së prodhuar nga Irani, do të ndikojë në rritjen e çmimit të naftës në tregjet botërore. Gazeta Uashington Post shkruan se India dhe Kina për momentin janë blerësit më të mëdhenj të naftës nga Irani. Nëse këto vende nuk zbatojnë kërkesat e Donald Trump, kjo mund të shkaktojë tensione në marrëdhëniet bilaterale dhe mund të krijojë probleme në sektorë të tjerë të tregtisë. Veprimi i Amerikës ka pasoja në tregjet botërore të naftës. Shqetësimet mbi prodhimin e naftës në Libi dhe në Algjeri, ulja e prodhimit të naftës në Venezuelë dhe sanksionet e Amerikës kundër këtij vendi, janë faktorë që ndikojnë në rritjen e çmimit të naftës në tregjet botërore. Trump për të zbatuar politikën e tij për të çuar në 0 kuotën e shitjes së naftës iraniane, është mbështetur fuqishëm tek Arabia Saudite mirëpo shtimi i çmimit të naftës në nëntor 2018, që erdhi si rezultat i kthimit të sanksioneve kundër naftës së Iranit, ka treguar faktin se Arabia Saudite dhe aleatët e tjerë të Amerikës në rajon dhe në organizatën OPEK, nuk mund të mbulojnë mangësitë e tregut nga kufizimi i naftës iraniane. Pikërisht kjo është paralajmëruar më herët nga shumë ekspertë të fushës së naftës. Mike Pompeo ka deklaruar se Arabi Saudite dhe EBA i kanë premtuar Amerikës se do të rikuperojnë mangësitë e naftës së Iranit në tregjet botërore. Në këto kushte lind pyetje se a ka fuqinë e duhur Arabia Saudite të plotësojë mangësitë, apo jo? Husein Amiri, zv/kreu i komisionit të energjisë në parlamentin iranian thotë se Arabia Saudite ka premtuar plotësimin e mangësive në sasinë e naftës në treg mirëpo në fakt ajo nuk mund të zëvendësojë naftën e Iranit dhe të fusë në treg 2 milion fuçi naftë në ditë sepse nga aspekti teknik nuk posedon një kapacitet të këtillë dhe ajo duhet të përdorë rezervat strategjike të  cilat gjithashtu nuk janë të mjaftueshme. Për momentin Arabia Saudite plotësimin e kërkesës për naftë nga mungesa e naftës iraniane e ka kushtëzuar me reagimin e tregut ndaj kësaj mangësie. Agjencia Reuters e lajmeve citon një prej funksionarëve të Arabisë Saudite të ketë thënë se Riadi do të plotësojë mangësitë e naftës në treg në rast të sanksionimit të Iranit, mirëpo më parë do të shohë reagimin e tregut ndaj mungesës së naftës iraniane për shkak të sanksioneve amerikane. Bloomberg dhe agjencitë e tjera theksojnë se kapaciteti prodhues i Arabisë Saudite është i kufizuar dhe në kushtet e dobëta të prodhimit në vende si Libia, Venezuela dhe Nigeria edhe në Riadi prodhon naftë me të gjithë kapacitetin e tij, ai nuk mund tu përgjigjet kërkesave për naftë në tregun botëror. Khaled Faleh ministër i naftës i Arabisë Saudite, vetëm dy javë pas deklaratë së Bin Selman i cili ka thënë se Arabia Saudite mund të nxjerr në treg mbi 12 milion fuçi naftë në ditë, qartazi është shprehur se Arabia Saudite nuk mund të rikuperojë mungesën e naftës iraniane në treg. Një çështje akoma më e rëndësishme është se me gjithë veprimet agresore dhe armiqësore të Amerikës kundër Iranit, a do të detyrohet Irani të dorëzohet përballë kërkesave të Amerikës apo jo? Përgjigjja e kësaj pyetjeje është e qartë, Jo. Teherani është i njohur më së miri me objektivin e Amerikës. Qëllimi kryesor i Amerikës është dobësimi i fuqisë dhe i influencës së Iranit në rajon, eliminimi i fuqisë kombëtare dhe detyrimi i Iranit që të dorëzohet pa asnjë kusht dhe të plotësojë kërkesat e tepruara të Uashingtonit. Agjencia Monitor në një prej artikujve të saj shkruan: Vendimi për të mos rinovuar afatin e përjashtimit të blerësve të naftës iraniane nga sanksionet amerikane, ka për qëllim që të detyrojë Teheranin të tërhiqet nga marrëveshja bërthamore me grupin 5+1 përpara tetorit 2020 që është afati i përfundimit të embargos së armatimeve nga ana e OKB. Irani në 40 vitet e kaluara gjithmonë u ka bërë qëndresë sanksioneve amerikane dhe ka neutralizuar të gjitha komplotet e Uashingtonit. Përveç kësaj Irani ka treguar se me sukses mund të përballojë të gjitha sanksionet amerikane dhe politikat armiqësore të qeverisë Trump. Wendy Sherman, ish negociatore amerikane në bisedimet për marrëveshjen bërthamore, sanksionet amerikane kundër Republikës Islamike të Iranit i ka quajtur të paefektshme dhe ka thënë: Rezistenca është slogani kryesor i atyre ( iranianëve).

 

Tags